§ 12

« § 11 § 13 »

Shkruhen me u dhe jo me y fjalët: 

bufe, bulmet, bulmetore, burokrat, duel, duke (punuar), duzinë, frutat, (pemë) frutore, grunjëra, (i, e) grunjtë, gjurmë, gjurmashkë, gjurmoj, kurbet, parashutë, qurra, qurrash, sfungjer, temperaturë, tunel, turk, turqisht, turli. 

Shkruhen me y dhe jo me u (as me i) fjalët: 

bërryl, bylyk, byrazer, byrek, byro, cyle, çyrek, dybek, dyqan, dyshek, fryt, i frytshëm, frytdhënës, gjynah, myftar, myfti, mysafir, mysliman, myshteri, mytesarif, natyrë, natyralist, qymyr, (dhi) shytë, trysni; tyrbe, yndyrë, virtyt, xhybe etj.