§ 2

« § 1 § 3 »

Tek emrat femërorë, të cilët kanë një -e fundore të patheksuar në trajtën e pashquar të njëjësit, në emëroren e shquar bie -e-ja, ndërsa në rasat e tjera ajo shkruhet: 

artiste - artistja, artisteje; fitore - fitorja, fitoreje; lule - lulja, luleje; lulishte - lulishtja, lulishteje; mësuese - mësuesja, mësueseje; nxënëse - nxënësja, nxënëseje; perde - perdja, perdeje; qytetare - qytetarja, qytetareje; studente - studentja, studenteje; shishe - shishja, shisheje etj.; 

anije - anija, anijeje; ardhje - ardhja, ardhjeje; çështje - çështja, çështjeje; familje - familja, familjeje; korrje - korrja, korrjeje; nisje - nisja, nisjeje; pyetje - pyetja, pyetjeje; rrokje - rrokja, rrokjeje; ulje - ulja, uljeje etj.