§ 7

« § 6 § 8 »

Nuk shkruhet ë-ja pastheksore: 

a) tek emrat dhe mbiemrat me -ël, -ër, -ërr dhe tek emrat mashkullorë me -izëm, -azëm gjatë lakimit, kur pas këtyre fundoreve vjen një zanore: 

bukël, bukla, pupël - (i, e një) puple, puplës, puplën, puplat, puplave, puplash; vegël, vegla etj.; 

ajër, ajri, çadër, çadra, dimër, dimri, drapër, drapri, dhelpër - (i, e një) dhelpre, dhelprës, dhelprën, dhelprat, dhelprave, dhelprash; dhëndër, dhëndri, egjër, egjri, emër, emri, gënjeshtër, gënjeshtra, gjarpër, gjarpri, kulpër, kulpra, lakër, lakra, letër, letra, lundër, lundra, misër, misri, numër, numri, thundër, thundra, urdhër, urdhri, vepër, vepra, zemër, zemra etj.[*]

dokërr, dokrra, ëndërr, ëndrra, kokërr - (i, e një) kokrre, kokrrës, kokrrën, kokrrat, kokrrave, kokrrash; vjehërr - vjehrri, vjehërr - vjehrra etj.; 

anarkizëm - (i, e një) anarkizmi, anarkizmit, anarkizmin; ateizëm, ateizmi, çiklizëm, çiklizmi, majtizëm, majtizmi, marksizëm-leninizëm, marksizëm-leninizmi, materializëm, materializmi, pleonazëm, pleonazmi, reumatizëm, reumatizmi, sarkazëm, sarkazmi, socializëm, socializmi etj.; 

i ëmbël, i ëmbli, i vogël - (i, e një) të vogli, i vogli, të voglit, të voglin, të vegjlit, të vegjlish; i ashpër - (i, e një) të ashpri, të ashprit, të ashprin, të ashprish; i çiltër, i çiltri, i gjelbër, i gjelbri, i kaltër, i kaltri, i pastër, i pastri, i shtrembër, i shtrembri, i shurdhër, i shurdhri, i verbër, i verbri, i vjetër, i vjetri etj.; 

b) te mbiemrat më -ëm e më -shëm gjatë lakimit, kur pas këtyre prapashtesave vjen një zanore ose një j

i jashtëm - (i, e një) të jashtmi, i jashtmi, të jashtmit, të jashtmin, të jashtmish; e jashtme, i mesëm, i mesmi, e mesme, i sotëm, i sotmi, e sotme - (i, e një) të sotmeje, e sotmja, së sotmes, të sotmen, të sotmet, të sotmeve, të sotmesh; i vetëm, i vetmi, e vetme etj.; 

i ardhshëm - (i, e një) të ardhshmi, i ardhshmi, të ardhshmit, të ardhshmin, të ardhshmish; e ardhshme - (i, e një) të ardhshmeje, e ardhshmja, së ardhshmes, të ardhshmen; i atjeshëm, i atjeshmi, e atjeshme, i besueshëm, i besueshmi, e besueshme; i dukshëm, i dukshmi, e dukshme; i ndershëm, i ndershmi, e ndershme; i pathyeshëm, i pathyeshmi, e pathyeshme; i shijshëm, i shijshmi, e shijshme; i shkëlqyeshëm, i shkëlqyeshmi, e shkëlqyeshme etj.; 

c) para prapashtesave -shëm dhe -të në të gjitha trajtat e mbiemrave të formuar prej tyre: 

i natyrshëm, e natyrshme (natyrë), i përkohshëm, e përkohshme (kohë), i pjesshëm, e pjesshme (pjesë), i përbotshëm, e përbotshme (botë), (i, e) lëkurtë (lëkurë), (i, e) njëmijtë (mijë), (i, e) pestë (pesë), (i, e) përpiktë (pikë) etj.; 

ç) te gjymtyra e parë e trajtave të përngjitura të habitores: 

ardhkam, humbkam, marrkam, paskam, qenkam etj.; paskësha, qenkësha etj. 



[*] Zanorja pastheksore e mbaresës -ër të shumësit të emrave mashkullorë shkruhet në të gjitha rasat gjatë lakimit: etër - etërit, etërve, etërish; kunetër, mbretër, shtretër etj.