§ 6

« § 5 § 7 »

Shkruhet ë-ja pastheksore: 

a) tek emrat femërorë më -ëz, tek emrat e mbiemrat mashkullorë më -ës, -ësh dhe te femërorët përkatës, në të gjitha trajtat e lakimit të tyre: 

drejtëz - (i, e një) drejtëze, drejtëza, drejtëzës, drejtëzën, drejtëzat, drejtëzave, drejtëzash; fshikëz-a, gjuhëz-a, këmbëz-a, kryqëza-t, lidhëz-a, pjesëz-a, thonjëza-t, verdhëz-a; 

ardhës-i, blerës - (i, e një) blerësi, blerësi, blerësit, blerësin, blerësit, blerësve, blerësish, blerëse, blerëseje, blerësja, blerëses, blerësen, blerëset, blerëseve, blerësesh; brejtës-i, çelës-i, endëse, endësja, folës-i, grykëse, grykësja, gjykatës-i, herës-i, mbledhës-i, mjelëse, mjelësja, mundës-i, nëpunës-i, nxënës-i, nxënëse, përgjegjës-i, qitës-i, qitëse, shpikës-i, vendës-i, zëvendës-i, zgjedhës-i, zgjedhëse etj.; 

po kështu shkruhen edhe Durrës-i, Kukës-i, Lëkurës-i, Qukës-i etj.; 

(trekëndësh) barabrinjës, (lëndë) djegëse, (makinë) korrëse, (forcë) lëvizëse, (makinë) qepëse, (makinë) shirëse etj.; 

dyzetkëmbësh-i, mijëshe, mijëshja, pesëshe, pesëshja, pesëgarësh-i, qindëshe - (i, e një) qindësheje, qindëshja, qindëshes, qindëshen, qindëshet, qindësheve, qindëshesh; tetërrokësh-i etj.; 

(shtëpi) dykatëshe, (veturë) katërvendëshe, (lule) shumëngjyrëshe etj.; 

b) te mbiemrat më -ët në të gjitha trajtat e lakimit të tyre: 

i cekët - (i, e një) të cekëti, të cekët, i cekëti, të cekëtit, të cekëtin, të cekëtish, të cekëtve; e cekët - (i, e një) të cekëte, të cekët, e cekëta, së cekëtës, të cekëtën, të cekëtash, të cekëtave; (i, e) dobët, (i, e) errët, (i, e) lagët, (i, e) kthjellët, (i, e) ngathët, (i, e) përbashkët, (i, e) shkathët, (i, e) ulët, (i, e) zbrazët etj. 

Shënim. Mbiemrat e formuar prej një teme më -h shkruhen me -të. Këta mbiemra e ruajnë -në edhe përpara nyjës -t të emërores e të kallëzores së shquar të njëjësit asnjanës e të shumësit të gjinisë mashkullore, si edhe përpara mbaresave -sh e -ve

i ftohtë - të ftohtët, të ftohtësh, të ftohtëve; i lehtë - të lehtët, të lehtësh, të lehtëve; i mprehtë - të mprehtët, të mprehtësh, të mprehtëve, i nxehtë - të nxehtët, të nxehtësh, të nxehtëve etj. 

c) te trajta e vetës së dytë njëjës e së tashmes lidhore të foljeve me temë me bashkëtingëllore: 

të dalësh, të flasësh, të hapësh, të marrësh, të mbyllësh, të mbledhësh, të ndezësh, të presësh, të prishësh, të zhdukësh etj.