ë-ja pastheksore

  • Shkrimi i ë-së pastheksore tek emrat femërorë më -ëz, tek emrat e mbiemrat mashkullorë më -ës, -ësh dhe te femërorët përkatës në të gjitha trajtat e lakimit.  [§ 6 a] 

  • Shkrimi i ë-së pastheksore te mbiemrat më -ët në të gjitha trajtat e lakimit të tyre.  [§ 6 b] 

  • Shkrim me -të (dhe jo me -ët) i mbiemrave të formuar prej një teme më -h[§ 6 b shën.] 

  • Shkrimi i ë-së te trajta e vetës së dytë njëjës e së tashmes lidhore të foljeve me temë më bashkëtingëllore.  [§ 6 c] 

  • Shkrimi pa ë pastheksore i emrave e i mbiemrave më -ël, -ër, -ërr dhe i emrave mashkullorë më -izëm, -azëm gjatë lakimit, kur pas këtyre fundoreve vjen një zanore.  [§ 7 a] 

  • Shkrimi i ë-së pastheksore të mbaresës -ër të shumësit të emrave mashkullorë në të gjitha rasat gjatë lakimit (etër-etërit, etërve etj.).  [§ 7 a] 

  • Shkrimi pa ë pastheksore i mbiemrave më -ëm e më -shëm gjatë lakimit, kur pas këtyre prapashtesave vjen një zanore ose një -j[§ 7 b] 

  • Shkrimi pa ë para prapashtesave -shëm dhe -të i mbiemrave të formuar prej tyre në të gjitha trajtat e lakimit.  [§ 7 c]  

  • Shkrimi pa ë pastheksore i trajtave të përngjitura të habitores.  [§ 7 ç]