ë-ja paratheksore

  • Shkrimi i ë-së paratheksore te fjalët e parme dhe te fjalët e formuara prej tyre. [§ 5 a] 

  • Shkrimi i ë-së paratheksore te fjalët ku ajo i takon rrokjes së parë dhe te fjalët e formuara prej tyre. [§ 5 a] 

  • Shkrimi pa ë i fjalëve arsye, arsej, arsim, arsimtar dhe i fjalëve që formohen prej tyre. [§ 5 a] 

  • Shkrimi i ë-së paratheksore te fjalët e prejardhura, të formuara nga një temë më me anë prapashtesash që nisin me bashkëtingëllore. [§ 5 b] 

  • Shkrimi i ë-së paratheksore te fjalët e përbëra dhe të përngjitura që kanë si pjesë të parë një temë më , të ndjekur nga një temë që nis me bashkëtingëllore. [§ 5 b] 

  • Shkrimi pa ë paratheksore i përemrave të pakufishëm, i ndajfoljeve dhe i lidhëzave të përngjitura që kanë si pjesë të parë fjalët gjithë e kurrë[§ 5 b] 

  • Shkrimi pa ë paratheksore i pjesës së parë të fjalëve vetvete, vetvetiu dhe i fjalëve të formuara prej tyre. [§ 5 b] 

  • Shkrimi pa ë paratheksore i fjalëve të prejardhura si amtar, besnik, zyrtar etj., për shkak të ngulitjes prej kohësh të shqiptimit dhe të shkrimit të tyre në gjuhën letrare. [§ 5 b shën. 1] 

  • Shkrimi pa ë paratheksore i fjalëve të përbëra, kur gjymtyra e dytë fillon me zanore. [§ 5 b shën. 2] 

  • Shkrimi me ë paratheksore i fjalëve të prejardhura nga tema më bashkëtingëllore, por me strukturë fonetike-fjalëformuese të ngjashme me ato të § 5 b[§ 5 c] 

  • Shkrimi pa ë paratheksore i fjalëve të prejardhura, të formuara prej temash më një bashkëtingëllore me anë të prapashtesave -tar(e), -tor(e), -ti, -toj[§ 5 shën. a] 

  • Shkrimi pa ë paratheksore i fjalëve të prejardhura, të formuara prej temash më bashkëtingëllore të lëngëta (-r, -l, -ll) me theks mbi rrokjen e parafundit. [§ 5 shën. b] 

  • Shkrimi pa ë paratheksore i fjalëve të prejardhura, të formuara prej temash më -r, -ërr, -ël, -ës, -ëz me anë prapashtesash që fillojnë me zanore. [§ 5 ç] 

  • Shkrimi me ë paratheksore i disa shumësave me trajtë fonetikisht të ngjashme me fjalët e tipit të mësipërm. [§ 5 ç] 

  • Shkrimi me ë paratheksore i fjalëve të prejardhura, të formuara prej temash më -ër me anë prapashtesash që fillojnë me zanore, kur para ë-së ndodhet një nga bashkëtingëlloret b, d, f, j, k, p, t, v ose grupet -nd-, -st-[§ 5 ç shën.] 

  • Shkrimi me ë i fjalëve dhëndëri, dhëndëroj, gjëndërohem, motëri, sipërore, sipëri. [§ 5 ç]