ë-ja fundore

  • Shkrimi i ë-së fundore te fjalët me theks që në krye të herës në rrokjen e parafundit, si edhe në rasat ku ajo s'është më fundore.  [§ 8] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te emrat femërorë si bukë, fjalë dhe në trajtat e lakimit të tyre.  [§ 8 a] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te numërorët si dhjetë, mijë dhe në trajtat e lakimit të tyre.  [§ 8 a] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te emrat mashkullorë që shkojnë pas lakimit të emrave femërorë (dajë etj.).  [§ 8 a] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te disa emra mashkullorë (burrë etj.) dhe te shumica e emrave mashkullorë që përdoren edhe si asnjanës (ujë etj.).  [§ 8 b] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te mbiemrat dhe te ndajfoljet e tipit (i, e) mirë - mirë[§ 8 c] 

  • Shkrimi me i mbiemrave dhe pa i ndajfoljeve në çiftet si (i, e) drejtë - drejt[§ 8 c] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te mbiemrat e formuar me anën e prapashtesës -të nga emra e numërorë njërrokësh ose me theks në rrokjen fundore, si edhe nga folje që mbarojnë me zanore.  [§ 8 ç] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te trajtat e shumësit të emrave dhe të mbiemrave mashkullorë si partizanë, ushtarë etj.  [§ 8 d]  

  • Shkrimi i ë-së fundore të shumësit të emrave e të mbiemrave mashkullorë në trajtat rasore kur ajo nuk është më fundore.  [§ 8 d] 

  • Shkrimi pa ë fundore i emërores dhe i kallëzores së pashquar shumës të emrave të njësive të masave që burojnë nga emra njerëzish dhe shkrimi me -ë- i tyre në rasat e tjera të shumësit të pashquar (120 volt - 120 voltësh)[§ 8 d shën.] 

  • Shkrimi i ë-së fundore tek emërorja dhe të kallëzorja e shquar shumës e emrave dhe e mbiemrave mashkullorë që në njëjësin e pashquar mbarojnë më një bashkëtingëllore dhe që janë njërrokësh ose e kanë theksin në rrokjen e fundit.  [§ 8 dh] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te trajtat e shquara njëjës të rasave të zhdrejta dhe tek emërorja e kallëzorja shumës e emrave femërorë që mbarojnë me zanore të theksuar.  [§ 8 e] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te shkurtimet e gjinisë femërore që në emëroren e pashquar shqiptohen me theks mbi rrokjen e fundit.  [§ 8 e] 

  • Shkrimi i ë-së fundore tek emrat e formuar me prapashtesën -zë prej temash që mbarojnë me zanore të theksuar.  [§ 8 ë] 

  • Shkrimi i ë-së fundore tek emrat e formuar me prapashtesën -zë dhe me shpërngulje theksi në rrokjen e parafundit.  [§ 8 ë] 

  • Shkrimi i ë-së fundore tek emrat femërorë më -më[§ 8 f] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te përemrat pronorë si ynë, jonë, të mitë etj.  [§ 8 g] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te numërorët themelorë.  [§ 8 gj] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te foljet me temë më zanore në vetën e parë dhe të tretë shumës të së tashmes dëftore e lidhore.  [§ 8 h] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te foljet me temë në grup zanoresh të ndjekur nga një -j në vetat dhe mënyrat e mësipërme.  [§ 8 h] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te trajtat foljore të shumësit të së kryerës së thjeshtë që dalin më një zanore.  [§ 8 i] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te veta e tretë njëjës e mënyrës lidhore të të gjitha foljeve.  [§ 8 j] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te pjesoret e foljeve me temë më zanore a më -l, -ll, -r, -rr dhe te mbiemrat e nyjshëm të formuar prej tyre.  [§ 8 k] 

  • Shkrimi i ë-së fundore te pjesoret si dhënë, ngrënë etj.  [§ 8 k] 

  • Shkrimi pa  fundore i pjesoreve me temë më tog zanor, të cilat theksin e kanë në rrokjen e parafundit.  [§ 8 k] 

  • Shkrimi pa ë fundore i emrave dhe i mbiemrave më -ël, -ër, -ërr, -ëz, -ull, -ur që nuk e kanë theksin në rrokjen e fundit.  [§ 9 a] 

  • Shkrimi pa ë fundore i emrave dhe i mbiemrave që në shumësin e pashquar dalin më një nga bashkëtingëlloret -gj, -q, -j, -nj, të prira nga një zanore.  [§ 9 b] 

  • Shkrimi pa ë para nyjës -të dhe mbaresave rasore të shumësit i emrave si cjep, desh etj.  [§ 9 b shën.] 

  • Shkrimi pa ë i trajtave rasore të shumësit të emrave dhe të mbiemrave që në emëroren e pashquar të shumësit mbarojnë me dy bashkëtingëllore ose me -l, -r, -s, -z.  [§ 9 c] 

  • Shkrimi me -i- para nyjës -t të trajtës së shquar dhe para mbaresës -sh të rrjedhores i emrave dhe i mbiemrave të mësipërm.  [§ 9 c] 

  • Shkrimi pa ë fundore i rrjedhores së shquar të emrave që në shumës mbarojnë me zanore të theksuar.  [§ 9 ç] 

  • Shkrimi pa ë fundore i mbiemrave të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm.  [§ 9 d] 

  • Shkrimi pa ë fundore i mbiemrave të formuar nga emra, numërorë e ndajfolje me theksin mbi rrokjen e parafundit.  [§ 9 dh] 

  • Shkrimi pa ë fundore i pjesoreve (dhe i mbiemrave përkatës) më -ur, -ier, -yer, -uar.  [§ 9 e] 

  • Shkrimi pa ë fundore i trajtave të vetës së parë e të tretë shumës të së tashmes dëftore e lidhore të foljeve që dalin më bashkëtingëllore ose më -ie[§ 9 ë] 

  • Shkrimi pa ë fundore i trajtave të shumësit të së pakryerës së dëftores e të lidhores te të gjitha foljet.  [§ 9 f] 

  • Shkrimi pa ë fundore i shumësit të së kryerës së thjeshtë të foljeve me temë më bashkëtingëllore.  [§ 9 g] 

  • Shkrimi pa ë fundore i shumësit të së kryerës së thjeshtë të foljeve që përmbajnë një grup zanoresh.  [§ 9 g] 

  • Shkrimi pa ë fundore i trajtave të urdhërores të foljeve që te kjo mënyrë e kanë temën më bashkëtingëllore.  [§ 9 gj] 

  • Shkrimi pa ë fundore i përemrave dëftorë (i, e) atij, (i, e) këtij, (i, e) asaj, (i, e) kësaj[§ 9 h] 

  • Shkrimi pa ë fundore i përemrave pronorë (i, e) tij, (i, e) e saj[§ 9 h]