§ 17

« § 16 § 18 »

Shkruhen me ue emrat dhe mbiemrat foljorë të formuar me prapashtesat -s dhe -shëm nga folje me temë më -o / -ua; po kështu shkruhen edhe fjalët e formuara prej tyre: 

botues-e, dëgjues-e, edukues-e, gatues-e, mësues-e, ndërtues-e, parashikues-e, pastrues-e, përpunues-e, plotësues-e, shkrues-e, vetëmohues-e, vetëshkarkues-e, vetëveprues-e etj.; 

i afrueshëm, i dëgjueshëm, i gëzueshëm, i paharrueshëm, i papajtueshëm, i papërtueshëm, i pazëvendësueshëm, i shoqërueshëm, i vajtueshëm, i vazhdueshëm, i vijueshëm etj.