§ 16

« § 15 § 17 »

Grupi ua shkruhet i plotë: 

  1. tek emrat dhe mbiemrat si: 

    buall, buallicë, dragua, duaj, ftua, grua, hua, huazim, i huaj, muaj (por mujor-e, tremujor-i, gjashtëmujor-i), i përmuajshëm, përrua, shuall, thua etj.; 

  2. te foljet me temë me -ua, si: 

    bluaj - bluan, bluajmë, bluani, bluajnë; bluaja, bluaje, bluante; bluanim, bluanit, bluanin; bluam, bluaj, bluan; të bluash; bluakam, bluake, (kam) bluar etj.; dua - duam, duan, duaje, duajeni etj.; druaj - druan, druajmë, druanim, (jam) druajtur etj.; kruaj, quaj, ruaj, rruaj, shkruaj, shuaj etj., si edhe te shumësi i së kryerës së thjeshtë, te habitorja dhe te pjesoret e foljeve me temë më -o: mësuam, mësuat, mësuan; punuam, punuat, punuan; sulmuam, sulmuat, sulmuan; mësuakam, mësuake, mësuaka, mësuakemi, mësuakeni, mësuakan; punuakam, punuake, punuaka, punuakemi, punuakeni, punuakan; mësuar, pajtuar, përtuar, punuar, sulmuar, treguar etj.[1] 



[1] Të dallohen prej trajtave me ye, ua të foljeve të tipit kryej, bluaj, trajtat pësore-vetvetore, të cilat nuk kanë grup zanoresh: kryhet, thyhet, bluhet, shkruhet etj.