§ 14

« § 13 § 15 »

Shkruhen me -je- foljet me temë më -l, -ll, -rr njësoj si edhe foljet e tjera të këtij tipi me temë më bashkëtingëllore (si rrjedh, djeg, pjek, rrjep); me -je- shkruhen edhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre: 

mjel, vjel etj.; mbështjell, mbjell, përcjell, pjell, sjell, shtjell, vjell etj.; nxjerr, tjerr, çjerr etj.; mjelëse, vjelje etj.; mbjellje, mbjellës, përcjellës, përcjellje, pjellor, sjellje, ujësjellës etj.; 

tjerrje
tjerrje etj., po ashtu si djegës, bukëpjekës etj. 

Këto folje në vetën e dytë shumës të së tashmes dhe në të gjitha vetat e së pakryerës së dëftores e të lidhores, në urdhëroren dhe në trajtat pësore-vetvetore shkruhen me -i-

(të) vilni; (të) vilja, (të) vilje...; vil; (të) vilet, (të) vilen; (të) vilej, (të) vileshin etj.; 

(të) përcillni; (të) përcillja, (të) përcillje...; përcill; (të) përcillesh...; (të) përcillesha, (të) përcilleshe etj.; 

(të) nxirrni; (të) nxirrja, (të) nxirrje...; nxirr; (të) nxirrem, (të) nxirresh; të nxirrej, të nxirreshin etj.