Shkruhen me -ie-:
-
emrat, tek të cilët ky grup zanoresh ndiqet nga një
bashkëtingëllore e lëngët (l, ll, r) dhe të gjitha fjalët e formuara prej tyre:
e diel, diell, miell, qiell, fier etj.;
diellor, përmiell, miellzim, qiellor, fierishtë etj.;
-
foljet, tek të cilat ky grup zanoresh ndiqet nga mbaresa
-j:
ziej - zien, ziejmë, zieni, ziejnë; zieja, zieje, ziente,
zienim, zienit, zienin; ziem, ziet, zien; ziekam, zieke...; (kam) zier;
përziej - përzien, përziejmë, përzieni, përziejnë; përzieja,
përzieje, përziente, përzienim, përzienit, përzienin; përziem, përziet,
përzien; përziekam, përzieke...; (kam) përzier;
ndiej - ndien, ndiejmë, ndieni, ndiejnë; ndieja, ndieje,
ndiente, ndienim, ndienit, ndienin; ndiem, ndiet, ndien; ndiekam, ndieke...;
(kam) ndier[1].
Trajtat e njëjësit të së kryerës së thjeshtë të dëftores dhe
trajtat e dëshirores të këtyre foljeve shkruhen me -je-:
zjeva, zjeve, zjeu; zjefsha, zjefsh, zjeftë, zjefshim,
zjefshi, zjefshin;
përzjeva, përzjeve, përzjeu; përzjefsha, përzjefsh,
përzjeftë, përzjefshim, përzjefshi, përzjefshin;
ndjeva, ndjeve, ndjeu; ndjefsha, ndjefsh, ndjeftë,
ndjefshim, ndjefshi, ndjefshin.
Trajtat pësore-vetvetore të së tashmes dhe të së pakryerës
të këtyre foljeve shkruhen me -i-:
zihem, zihet, zihen etj.; zihesha, zihej, ziheshin etj.;
përzihem, përzihet, përzihen etj.; përzihesha, përziheshe, përziheshit etj.;
ndihem, ndihet, ndihen etj.; ndihesha, ndihej, ndiheshim etj.
Shënim. Të gjitha fjalët e formuara nga folja ndiej shkruhen
me -je-:
i ndjeshëm, ndjesi, ndjenjë, parandjenjë etj.
-
foljet, te trajta përfaqësuese e të cilave ky grup
zanoresh ndodhet në rrokje të hapur:
bie, biem, bien;
shpie, shpiem, shpien;
shtie, shtiem, shtien.
Në vetën e tretë njëjës të lidhores, në urdhëroren njëjës
dhe në trajtat e shumësit të kësaj mënyre, kur bashkohen me trajtat e shkurtra
të përemrit vetor, këto folje shkruhen me -j-:
të bjerë, të shpjerë, të shtjerë; bjer, shpjer, shtjer;
bjermëni, bjeruni, shpjerini, shtjeruni etj.
Në vetën e dytë shumës të së tashmes dëftore, lidhore dhe
urdhërore, në të pakryerën e dëftores dhe të lidhores, si edhe në trajtat
pësore-vetvetore, këto folje shkruhen me -i-:
(të) bini, (të) shpini, (të) shtini; (të) bija, (të) bije,
(të) binte; (të) shpija, (të) shpije, (të) shpinte; (të) shtija, (të) shtije,
(të) shtinte; (të) bihet, (të) shpihet, (të) shtihet; (të) bihen, (të) shpihen,
(të) shtihen; (të) bihej, (të) shpihej, (të) shtihej; (të) biheshin; (të)
shpiheshin, (të) shtiheshin etj.
[1] Shkruhet
me -je- në të gjitha trajtat folja ndjej (ia fal fajin dikujt), si edhe
formimet prej saj: ndjesë, i ndjeri.
|