Shkrimi me -ie- i emrave tek të cilët ky grup ndiqet nga bashkëtingëlloret -l, -ll, -r dhe i fjalëve të formuara prej tyre.
[§ 13 a]
Shkrimi me -ie- i foljeve tek të cilat ky grup zanoresh ndiqet nga mbaresa -j.
[§ 13 b]
Shkrimi me -je- i trajtave të njëjësit të së kryerës së thjeshtë të dëftores dhe i trajtave të dëshirores të foljeve të mësipërme.
[§ 13 b]
Shkrimi me -je- në të gjitha trajtat i foljes ndjej (ia fal fajin dikujt), si edhe i formimeve prej saj.
[§ 13 b]
Shkrimi me i i trajtave pësore-vetvetore të foljeve të mësipërme.
[§ 13 b]
Shkrimi me -je- i të gjitha fjalëve të formuara nga folja ndiej.
[§ 13 b shën.]
Shkrimi me -ie i të gjitha foljeve te trajta përfaqësuese e të cilave ky grup ndodhet në rrokje të hapur.
[§ 13 c]
| Shkrimi me -j- i këtyre foljeve në vetën e tretë njëjës të lidhores e të urdhërores dhe në trajtat e shumësit që bashkohen me trajtat e shkurtra të përemrit vetor.
[§ 13 c]
Shkrimi me i i këtyre foljeve në vetën e dytë shumës të së tashmes dëftore, lidhore dhe urdhërore në të pakryerën e dëftores e të lidhores dhe në trajtat pësore-vetvetore.
[§ 13 a]
Shkrimi me -je- i foljeve me temë më -l, -ll, -rr dhe i fjalëve të formuara prej tyre.
[§ 14]
Shkrimi me i i foljeve të mësipërme në vetën e dytë shumës të së tashmes dhe në të gjitha vetat e së pakryerës së dëftores e të lidhores, në urdhërore dhe në trajtat pësore-vetvetore.
[§ 14]
|
|