§ 95

« § 94 § 96 »

Shkruhet me shkronjë të madhe fjala e parë pas dy pikave në këto raste: 

  1. kur fillon një ligjëratë e drejtë a një citat, që vihet ndërmjet thonjëzash: 

    A të kujtohen fjalët e Petritit: «Ne do t'i kryejmë porositë e tua, do të luftojmë kundër fashizmit për lirinë e Shqipërisë»?; 

    Populli ynë thotë: «Trimi i mirë me shokë shumë»; 

    Skënderbeu ka thënë: «Lirinë nuk e solla unë, po e gjeta këtu». 

  2. kur pas dy pikave radhiten, zakonisht në tekste zyrtare (statute, ligje, rregullore, urdhëresa, vendime etj.), paragrafë të veçantë që nisin me kryerresht dhe mbarojnë me pikë. 

    Shënim. Në të gjitha rastet e tjera teksti që vjen pas dy pikave, fillon me shkronjë të vogël: 

    Ne u lidhëm me lëvizjen: merrnim pjesë në mbledhje të fshehta, shpërndanim trakte, organizonim demostrata.