Mund të shkruhet me shkronjë të madhe një emër i përgjithshëm për qëllime të veçanta stilistike, për të theksuar me forcë a me ngjyrim të veçantë një nocion, një njeri a një ide të caktuar (Atdheu, Mëmëdheu, Partia, Liria, Komisari, Komandanti, Njeriu, Nëntori etj.): «Të bukurën e gjeta te ti, o Atdhe!»; «Të nderojmë Mëmëdhenë!»; «Ku t'i kërkoj rrënjët e tua, Parti?»; «Mirëmëngjes, Republikë!»; Nëntori ynë i lavdishëm; «Flamur i madh për Vegjëli» ; «Yll i pavdekur për Liri» etj. |