Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përgjithshëm, kur përdoren për të shënuar qenie të personifikuara (në fabulat, përrallat e në krijime të tjera letrare): Plaku i Vitit të Ri; O Prill, o im vëlla!; «Vajza dhe Vdekja»; Përralla gjet një ditë të Vërtetën (N. Frashëri); Të lumtë, o Arbër, se na zbardhe faqen! (K. Kristoforidhi) etj. |