Te titujt e gazetave, të revistave e të librave, të cilët vihen kurdoherë ndërmjet thonjëzash, shkruhet me shkronjë të madhe vetëm fjala e parë dhe emrat e përveçëm që hyjnë në përbërjen e titullit: «Zëri i popullit», «Bashkimi», «Zëri i rinisë», «Sporti popullor», «Jeta e re», «Studime filologjike», «Studime historike», «Gjurmime albanologjike», «Revista pedagogjike», «Në shërbim të popullit», «Ylli i mëngjezit», «Bujku i ri», «Shqiptarja e re», «Kushtrimi i lirisë», «Bota e re», «Ata nuk ishin vetëm», «Bagëti e bujqësia», «Drurët dhe shkurret e Shqipërisë», «Gramatika e gjuhës shqipe», «Historia e Skënderbeut», «Historia e letërsisë shqipe», «Komedia hyjnore», «Kujtime nga jeta e Brigadës I Sulmuese», «Lulet e verës», «Norma letrare kombëtare dhe kultura e gjuhës», «Para agimit», «Për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës sonë», «Drejtshkrimi i gjuhës shqipe», «Shpresë për popullin, tmerr për armikun», «Toka jonë», «Zëri i arbëreshëve» etj. Po kështu shkruhen titujt e botimeve në gjuhët e huaja, kur jepen me alfabetin e shqipes: «I foni tis Alvanias», «Noje rajnishe cajtung», «L'albaneze d'ltalia», «L'ymanite ruzhë», «Rote fane» etj. |