§ 81

« § 80 § 82 »

Kur në një kontekst të caktuar një emërtim i tipave të përmendur në §§ 79, 80 rishfaqet me anë të fjalës së parë, kjo shkruhet me shkronjë të madhe, si përfaqësuese e një emri të përveçëm: 

forcat e Lidhjes (= e Lidhjes së Prizrenit); mësimet e Komunës (= e Komunës së Parisit); vendimet e Kongresit (p.sh. e Kongresit të Lushnjës, të Përmetit); rëndësia historike e këtyre Tezave (= e Tezave të Prillit); Kongresi VI i Partisë (= i Partisë së Punës të Shqipërisë); tridhjetëvjetori i themelimit të Frontit (= të Frontit Demokratik të Shqipërisë); institutet e Akademisë (= e Akademisë së Shkencave të RPSH); dokumentet e Shtabit (= e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare) etj.