Shkruhen me shkronjë të madhe emërtimet e planetëve, të yjeve, të yjësive e të trupave të tjerë qiellorë: Arusha e Madhe, Arusha e Vogël, Galaktika, Jupiteri, Kashta e Kumtrit, Dielli, Hëna, Marsi, Neptuni, Saturni, Shenjëzat, Toka, Urani, Ylli Polar etj. Shënim. Emrat dielli, dheu, hëna, toka etj. shkruhen me shkronjë të vogël, kur nuk përdoren si terma të astronomisë, p.sh. perëndimi i diellit; temperatura në det e në tokë është e ndryshme; një natë pa hënë etj. |