Shkruhen me shkronjë të madhe emrat e përveçëm të botës mitologjike e fetare, si edhe ata të figurave e të tregimeve popullore: Adami, Apoloni, Buda, Diana, Eva, Hermesi, Jupiteri, Krishti, Minerva, Mitra, Muhameti, Neptuni, Pani, Polifemi, Shiva, Zeusi etj.; Borëbardha, e Bukura e Dheut, Hirushja, Katallani, Maro Përhitura, Syqenëza etj. (por shkruhen me shkronjë të vogël emrat e përgjithshëm të sferave të mësipërme si allah, engjëll, perëndi, perri, shenjt, xhind, zanë etj.). |