§ 71

« § 70 § 72 »

Shkruhen me shkronjën e parë të madhe emrat dhe mbiemrat e personave, epitetet ose ofiqet (nofkat) që janë pjesë përbërëse e tyre, si edhe pseudonimet: 

Ali Kelmendi, Avni Rustemi, Dedë Gjo Luli, Gjergj Elez Alia, Gjergj Kastrioti, Gjeto Basho Muji, Gjin Bua Shpata, Gjon Buzuku, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Pjetër Budi, Rrapo Hekali etj.; 

Aleksandër Dyma Biri, Gavril Dara i Riu, Gjergj Balsha i Parë, Gjergj Qimekeqi, Ivani i Tmerrshëm, Rikard Zemërluani, Leka i Madh, Lleshi i Zi, Mark Shalëgjati, Nikolla Këmbëleshi etj.; 

Asdreni, Buburicka, Çajupi, Dokë Sula, Jakin Shkodra, Migjeni, Platonicus, Rushit Bilbil Gramshi etj. 

Shënim 1. Nyjat dhe pjesëzat e mbiemrave të huaj shkruhen me shkronjë të vogël, kur jepet i plotë emri dhe mbiemri i personit, por shkruhen me shkronjë të madhe, kur përdoret vetëm mbiemri dhe kur nyja ose pjesëza është element i domosdoshëm i tij: 

Kalderon de la Barka, por De la Barka, Leonardo da Vinçi, por Da Vinçi; Lope de Vega, por De Vega; Mahmud al Kazhgari, por Al Kazhgari; Sharl dë Koster, por Dë Koster; Vincent van Gog, por Van Gog etj. 

Me shkronjë të madhe shkruhen edhe pjesët O, Mak, San, Sen të mbiemrave të huaj të personave: 

O Brien, O Konor, O Kejsi; Mak-Dovell, San-Martin, Sen-Simon etj. 

Shënim 2. Të gjitha pjesët e emrave dhe të mbiemrave kinezë, koreanë, vietnamezë e birmanë fillojnë me shkronjë të madhe: 

Fan Dinj Fung, Kan Gam Çan, Li Sju Çen, Lu Sin, Ngujen Van Troi, Sun Jat Sen etj.