Përdorimi i shkronjave të mëdha

  • Përdorimi i shkronjës së madhe për të dalluar emrat e përveçëm dhe emërtimet e barasvlershme me ta nga emrat e përgjithshëm.  [§ 70] 

  • Shkrimi me shkronjën e parë të madhe i emrave dhe i mbiemrave të personave, si edhe i epiteteve ose i ofiqeve (nofkave) që janë pjesë përbërëse e tyre.  [§ 71] 

  • Shkrimi me shkronjën e parë të madhe i pseudonimeve.  [§ 71] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i nyjave dhe i pjesëzave të mbiemrave të huaj, kur jepet i plotë emri dhe mbiemri i personit.  [§ 71 shën. 1] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i nyjave dhe i pjesëzave të mbiemrave të huaj të personave, kur përdoret vetëm mbiemri dhe kur nyja ose pjesëza është element i domosdoshëm i tij.  [§ 71 shën. 1] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i pjesëve O, Mak, San, Sen të mbiemrave të huaj të personave.  [§ 71 shën. 1] 

  • Shkrimi me shkronjën e parë të madhe i të gjitha pjesëve të emrave dhe të mbiemrave kinezë, koreanë, vietnamezë e birmanë.  [§ 71 shën. 2] 

  • Shkrimi me shkronjën e parë të madhe i emrave e i mbiemrave të përveçëm që përdoren për të shënuar një kategori të caktuar njerëzish, por që nuk janë kthyer në emra të përgjithshëm.  [§ 72] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të përveçëm, kur janë kthyer në emra të përgjithshëm që shënojnë tipin përkatës.  [§ 72 shën.] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emërtimeve të njësive të matjes, të mjeteve teknike, të sendeve etj. me burim nga emra të përveçëm.  [§ 72 shën.] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emërtimeve të funksioneve shtetërore, politike e ushtarake, të gradave, të titujve fetarë etj.  [§ 73] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve të mësipërme, kur ato përdoren më vete (jo në fjali), siç ndodh zakonisht në rastet kur u drejtohemi personave përkatës, në nënshkrimet, si edhe në renditjen e emërtimeve në fjalë në dokumentet zyrtare.  [§ 73] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve të funksioneve shtetërore, politike, ushtarake, të gradave, të titujve fetarë etj., kur janë bërë pjesë e pandarë e një emri të përveçëm.  [§ 73] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i të gjitha fjalëve përbërëse të emërtimeve të funksioneve zyrtare e shoqërore më të larta.  [§ 74] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i të gjitha fjalëve përbërëse të emërtimeve të titujve më të lartë të nderit të RPSH.  [§ 74] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i të gjitha pjesëve përbërëse të emërtimeve të urdhrave e të medaljeve shtetërore.  [§ 74] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe vetëm i fjalës së parë të emërtimeve të titujve të tjerë të nderit.  [§ 74] 

  • Vënia ndërmjet thonjëzash e emërtimeve të titujve të nderit, kur përdoren menjëherë pas fjalës «titull», si ndajshtim i paveçuar me presje.  [§ 74] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave të përveçëm të botës mitologjike e fetare.  [§ 75] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave të përveçëm të figurave e të tregimeve popullore.  [§ 75] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të përgjithshëm të sferave të mësipërme si allah, perëndi, shenjt, zanë etj.  [§ 75] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave të përveçëm të kafshëve.  [§ 76] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve të planetëve, të yjeve, të yjësive e të trupave të tjerë qiellorë.  [§ 77] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave diell, dhe, hënë, tokë, kur nuk përdoren si terma të astronomisë.  [§ 77 shën.] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve gjeografike e territoriale-administrative, si edhe i emrave të tjerë të vendeve.  [§ 78] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i pjesëve përbërëse të një emërtimi gjeografik a të një emri vendi prej dy a më shumë fjalësh.  [§ 78] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të përgjithshëm gjeografikë që përdoren si përcaktues të një emri të përveçëm ose përcaktohen prej tij.  [§ 78 shën. 1] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i mbiemrave që janë pjesë përbërëse të emrave gjeografikë.  [§ 78 shën. 2] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i pjesëve përbërëse të emërtimeve zyrtare të shteteve.  [§ 78 shën. 3] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave të anëve të horizontit dhe i mbiemrave të formuar prej tyre, kur përdoren si emërtime njësish territoriale ose si pjesë të këtyre emërtimeve.  [§ 78 shën. 4] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të anëve të horizontit dhe i mbiemrave të formuar prej tyre, kur shënojnë një drejtim ose një pikë të horizontit.  [§ 78 shën. 4] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve gjeografike, edhe kur përdoren me kuptim të figurshëm.  [§ 78 shën. 5] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve të periudhave, të ngjarjeve, të akteve e dokumenteve historike, të monumenteve historike e të monumenteve të kulturës.  [§ 79] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emërtimeve të epokave gjeologjike, historike e të formacioneve historiko-shoqërore, që nuk janë emra të përveçëm.  [§ 79 shën.] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve zyrtare (të sotme ose historike) të institucioneve të shtetit dhe të partisë së vendit tonë, të organizatave shoqërore dhe të njësive ushtarake kryesore.  [§ 80] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i një pjese të emërtimit zyrtar të një institucioni, organizate etj., kur ajo përdoret për të përfaqësuar të gjithë emërtimin.  [§ 80] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emërtimeve të kategorive të mësipërme, kur përdoren si emra të përgjithshëm.  [§ 80 shën.] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i fjalës së parë të një emërtimi të përveçëm, kur ajo përdoret si përfaqësuese e gjithë emërtimit.  [§ 81] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i pjesëve përbërëse të emërtimeve të festave kombëtare e ndërkombëtare.  [§ 82] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emërtimeve të festave fetare.  [§ 83] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe dhe pa pika i emërtimeve të shkurtuara të shteteve, partive, organizatave etj.  [§ 84] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave të përgjithshëm, kur përdoren për të shënuar qenie të personifikuara.  [§ 85] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i një emri të përgjithshëm për qëllime të veçanta stilistike.  [§ 86] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i përemrit vetor ju dhe i përemrave pronorë juaj, (i, e) tij, (i, e) saj, në shenjë nderimi për personin të cilit i drejtohemi ose për të cilin flasim.  [§ 87] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve të bartësve të funksioneve shtetërore e shoqërore, kur u drejtohemi atyre.  [§ 87] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve shkencore të tipave, klasave, rendeve etj. të botës bimore e shtazore në trajtën latine të tyre.  [§ 88] 

  • Shkrimi me shkronjën e parë të madhe i simboleve të elementeve kimike  [§ 89] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të përgjithshëm si rrugë, ndërmarrje, shkollë, roman, brigadë etj., që përcaktohen nga një emër a emërtim i përveçëm në rasën emërore, i vënë ndërmjet thonjëzash.  [§ 90] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emërtimeve të mësipërme, kur përdoren më vete (jo në fjali) në tabelat, dokumentet e shpalljet zyrtare.  [§ 90] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i emrave shesh, rrugë, lagje etj., kur janë pjesë e emërtimeve të përveçme përkatëse.  [§ 90] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të popujve dhe të banorëve të një vendi.  [§ 91] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i emrave të ditëve të javës, muajve e të stinëve.  [§ 92] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i fjalës së parë të çdo vargu.  [§ 93] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe, në citime, i fjalës së parë të vargjeve, kur shkruhen vijueshëm njëri pas tjetrit.  [§ 93]  

  • Fillimi me shkronjë të madhe i fjalës së parë të çdo teksti.  [§ 94] 

  • Fillimi me shkronjë të madhe i fjalës së parë të një fjalie ose periudhe që vjen pas pikës, shumëpikëshit, pikëpyetjes, pikëçuditjes dhe dy pikave, kur këto shënojnë mbarimin e një fjalie.  [§ 94] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i fjalës së parë pas pikëpyetjes, pikëçuditjes ose shumëpikëshit, kur ato vihen pas ligjëratës së drejtë dhe në fjalët e autorit që vijojnë, tregohet se kujt i takon ligjërata.  [§ 94 shën.] 

  • Shkrimi me shkronjë të vogël i fjalës së parë pas shumëpikëshit që shënon ndërprerje gjatë ligjëratës dhe jo mbarimin e fjalisë a të periudhës së mësipërme.  [§ 94 shën.] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i fjalës së parë pas dy pikave, kur fillon një ligjëratë e drejtë a një citat i vënë ndër thonjëza.  [§ 95 a] 

  • Shkrimi me shkronjë të madhe i fjalës së parë pas dy pikave, kur pas tyre, zakonisht në tekste zyrtare (statute, ligje etj.), radhiten paragrafë të veçantë që nisin me kryerresht dhe mbarojnë me pikë.  [§ 95 b] 

  • Përdorimi i shkronjës së vogël pas dy pikave në të gjitha rastet e tjera.  [§ 95 b shën.