Në ndarjen e fjalëve në fund të rreshtit duhen pasur
parasysh edhe këto rregulla plotësuese:
-
një shkronjë e vetme nuk mund të lihet në fund të
rreshtit e as të çohet në rreshtin tjetër, edhe kur është zanore. Kështu
shkruhet:
aca-rim (e jo a-carim), acid (e jo a-cid), urë (e jo u-rë),
ba-riu (e jo bari-u), li-ria (e jo liri-a), miu (e jo mi-u), shkoi (e jo shko-i),
Shqi-përia ose Shqipë-ria (e jo Shqipëri-a) etj.;
-
dy shkronja të njëllojta që takohen në një fjalë, mund të
ndahen në fund të rreshtit:
i pa-anshëm, i pa-arsyeshëm, ko-operativë, vaku-um,
kundër-revolucionar, hesht-te, (në mos) prit-të etj.;
-
kur kalon në rreshtin tjetër pjesa e dytë e një fjale a e
një emërtimi të përbërë, që shkruhet me vizë lidhëse, para saj, në krye të
rreshtit, përsëritet viza lidhëse:
hyrje- / -dalje, marksist- / -leninist, copa- / -copa, aty-
/ -këtu[1]
etj.
[1] Viza e
pjerrët / në shembujt e mësipërm shënon fundin e rreshtit.
|
|