-
Mbështetja e ndarjes së fjalëve në fund të rreshtit kryesisht në ndarjen e fjalëve në rrokje dhe në strukturën morfologjike të fjalës.
[§ 96]
-
Mosndarja në fund të rreshtit e fjalëve njërrokëshe.
[§ 97]
-
Kalimi te zanorja pasuese e bashkëtingëllores që ndodhet ndërmjet dy zanoresh.
[§ 98 a]
-
Ndarja e lirë në fund të rreshtit, kur ndërmjet dy zanoresh ndodhen dy a më shumë bashkëtingëllore.
[§ 98 b]
-
Parapëlqimi nga dy ose më shumë ndarje të mundshme në fund të rreshtit i asaj që ruan më të qartë kufijtë e pjesëve të kuptimshme të fjalës.
[§ 98 b]
-
Kalimi i bashkëtingëllores j, të ndjekur nga një bashkëtingëllore tjetër, te zanorja që i prin.
[§ 98 b shën.]
-
Mundësia e ndarjes në fund të rreshtit të dy zanoreve që vijnë njëra pas tjetrës në një fjalë.
[§ 98 c]
-
Parapëlqimi i ndarjeve mësue-si, i pathye-shëm te fjalët e këtij tipi.
[§ 98 c]
-
Ndarja në fund të rreshtit, te kufiri i pjesëve përbërëse, e fjalëve të përbëra, të përngjitura, si edhe e fjalëve të formuara me parashtesa që përdoren edhe si fjalë më vete në gjuhën e sotme.
[§ 98 ç]
-
Mosndarja në fund të rreshtit e fjalëve të përbëra të shkurtuara.
[§ 99 a]
-
Mosndarja në fund të rreshtit e prapashtesës së një numërori rreshtor të shënuar me shifra arabe.
[§ 99 b]
-
Mosndarja në fund të rreshtit e nyjës së prapme dhe e mbaresave në rastet kur shkruhen me vizë lidhëse.
[§ 99 b]
-
Mosndarja në fund të rreshtit e shkurtimeve të tipave a.i., d.v., p.sh. etj.
[§ 99 c]
|
-
Mosndarja në fund të rreshtit e emërtimeve të veçanta të mjeteve teknike, si edhe e emërtimeve të ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i shënuar me shifra.
[§ 99 ç]
-
Mosndarja në fund të rreshtit e shkurtimeve të njësive të masave dhe e shenjave të përqindjes e të përmijës nga shifra që u prin.
[§ 99 ç]
-
Mosndarja në fund të rreshtit e shenjës së paragrafit nga numri e shkronja që vijnë pas saj.
[§ 99 d]
-
Mosndarja në fund të rreshtit e shkurtimeve që shënojnë nënndarje të kapitujve, të neneve etj.
[§ 99 d]
-
Mosndarja në fund të rreshtit e numrave që përmbajnë një thyesë dhjetore.
[§ 99 dh]
-
Mosndarja në fund të rreshtit e një dyshkronjëshi.
[§ 99 e]
-
Moslënia në fund të rreshtit dhe moskalimi në rreshtin tjetër i një shkronje të vetme, edhe kur është zanore.
[§ 100 a]
-
Ndarja në fund të rreshtit e dy shkronjave të njëllojta që takohen në një fjalë.
[§ 100 b]
-
Përsëritja e vizës lidhëse, kur kalon në rreshtin tjetër pjesa e dytë e një fjale a e një emërtimi të përbërë që shkruhet me vizë lidhëse.
[§ 100 c]
-
Moslejimi i hapjes së kllapave dhe të thonjëzave në fund të rreshtit dhe i mbylljes në fillim të rreshtit tjetër.
[§ 101]
-
Moskalimi në rreshtin tjetër i shenjave të pikësimit me përjashtim të vizës së gjatë.
[§ 101]
|
|