Shkruhen me vizë të gjatë në mes tyre:
-
emrat e përveçëm që shënojnë caqet e një hapësire
gjeografike, si edhe emrat që shënojnë caqe kohore:
gara e çiklizmit Tiranë—Elbasan—Korçë; hekurudha
Rrogozhinë—Fier; kanali Peqin—Kavajë, kanali Vjosë—Levan—Fier; largësia
Tokë—Diell; vija ajrore Paris—Tiranë—Pekin; lundrimi Amerikë—Evropë; udhëtimi
Francë—Argjentinë—Australi; udhëtimi Tokë—Hënë etj.;
periudha janar—maj; periudha pranverë—vjeshtë etj.;
-
numërorët që shënojnë caqet e një hapësire kohore:
periudha 1939—1944; tridhjetëvjetori i themelimit të Partisë
8.XI.1941—8.XI.1971; katërqindvjetori i lindjes së Budit 1566—1966; Konferenca
e Parë e Studimeve Albanologjike 15—21.XI.1962; Kongresi i Drejtshkrimit të
Gjuhës Shqipe 20—25.XI.1972; pesëqindvjetori i vdekjes së Skënderbeut
1468—1968; plani i katërt pesëvjeçar 1966—1970; viti shkollor 1973—1974;
letërsia e shekujve XIX—XX etj.;
-
dy a më shumë emra të veçantë ose emërtime, fjalë a togje
fjalësh të veçanta, të cilat kanë ndërmjet tyre marrëdhënie të ndërsjellta,
janë elemente përbërëse të njësive kuptimore shumëpjesëshe ose shënojnë kalime
nga një gjendje në një gjendje tjetër:
ndeshja Dinamo—Partizani; ndeshja e futbollit
Shqipëri—Turqi; takimi Spaski—Fisher; uniteti parti—popull;
trekëndëshi mësim—punë prodhuese—edukim fizik dhe ushtarak;
marrëdhëniet mall—para—mall;
-
emrat e bashkautorëve të një vepre:
K. Marks—F. Engels; A. Xhuvani—K. Cipo etj.
|
|