Shkrimi i fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes

  • Shkrimi njësh i të gjitha atyre njësive që nga pikëpamja leksikore përbëjnë një fjalë të vetme.  [§ 67] 

  • Shkrimi ndaras i të gjitha atyre njësive që janë pjesë të një togfjalëshi, të një lokucioni ose të një emërtimi të përbërë.  [§ 67] 

  • Shkrimi njësh i fjalëve me parashtesa.  [§ 67 A a] 

  • Shkrimi njësh i fjalëve të përbëra me lidhje përcaktore ndërmjet gjymtyrëve të tyre.  [§ 67 A b] 

  • Shkrimi me vizë midis tyre i pjesëve të njërës gjymtyrë të një fjale të përbërë, kur ato pjesë lidhen midis tyre me lidhëzat e ose a[§ 67 A b shën.] 

  • Shënimi me vizë i gjymtyrës së dytë të përbashkët të dy a më shumë fjalëve të përbëra të bashkërenditura, kur për arsye shkurtimi, ajo shkruhet vetëm te fjala e fundit.  [§ 67 A b shën.] 

  • Shkrimi njësh i fjalëve të përbëra me lidhje këpujore ndërmjet gjymtyrëve të tyre, të njësuara plotësisht si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore.  [§ 67 A c] 

  • Shkrimi njësh i fjalëve të përbëra e të përngjitura (emra, mbiemra, numërorë, përemra të pakufishëm, ndajfolje, parafjalë, lidhëza, pjesëza, pasthirrma), të ngulitura prej kohësh si të tilla në gjuhë si nga ana leksikore, ashtu edhe nga ana gramatikore.  [§ 67 A ç] 

  • Shkrimi njësh i numërorëve themelorë që nga 11 deri më 19 dhe i atyre që tregojnë dhjetëshe, qindëshe.  [§ 67 A ç] 

  • Shkrimi njësh i numërorëve rreshtorë, pavarësisht nga numri i pjesëve përbërëse të tyre.  [§ 67 A ç] 

  • Dallimi në shkrim i ndajfoljeve atëherë, njëherë, përse, qëkur (qyshkur) nga përdorimet e pjesëve përbërëse të tyre si fjalë të veçanta.  [§ 67 A ç shën.] 

  • Dallimi në shkrim i lidhëzave ngase, nëse, sesa e i pjesëzës seç nga përdorimet e pjesëve përbërëse të tyre si fjalë të veçanta.  [§ 67 A ç shën.] 

  • Shkrimi njësh i mbaresës e i nyjës së prapme tek emrat e mbiemrat e huaj të personave e të vendeve.  [§ 67 A d] 

  • Shkrimi ndaras i togfjalëshave të tipit emër në emërore + emër në rrjedhore[§ 67 B a] 

  • Shkrimi ndaras i togfjalëshave me kuptim mbiemëror të përbërë nga emrat bojë ose ngjyrë + emër në rrjedhore[§ 67 B a] 

  • Shkrimi edhe njësh, edhe ndaras i emërtimeve gjel deti, lule dielli, panxhar sheqeri[§ 67 B a shën.] 

  • Shkrimi ndaras i ndajfoljeve dhe i lokucioneve ndajfoljore si së afërmi, së bashku etj.  [§ 67 B b] 

  • Shkrimi ndaras i lokucioneve ndajfoljore të formuara nga dy fjalë të njëjta ose të ndryshme, të lidhura në mes tyre me parafjalë ose me lidhëzën e[§ 67 B c] 

  • Shkrimi ndaras i ndërtimeve të tipit me ose për + emër në kallëzore të pashquar me vlerë kryesisht ndajfoljore.  [§ 67 B ç] 

  • Shkrimi ndaras i numërorëve themelorë të formuar me fjalët mijë, milion, miliard[§ 67 B d] 

  • Shkrimi ndaras i pjesëve përbërëse të një numërori të një numërori themelor, të lidhura me lidhëzën e[§ 67 B d] 

  • Shkrimi ndaras i lokucioneve parafjalore ose lidhëzore si aq sa, deri ku, edhe pse, gjer te, si edhe, sado që etj.  [§ 67 B dh] 

  • Shkrimi ndaras i shprehjeve emërore për qind, për mijë etj.  [§ 67 B e] 

  • Shkrimi ndaras i pjesëzës u të trajtave pësore-vetvetore, kur ndodhet para foljes.  [§ 67 B ë] 

  • Shkrimi ndaras i lokucioneve pasthirrmore, pjesët përbërëse të të cilave e ruajnë pavarësinë e tyre gramatikore.  [§ 67 B f] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë.  [§ 68 a] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve të përftuara nga përsëritja e një fjale në trajta të ndryshme.  [§ 68 a] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve të përftuara nga bashkimi i dy antonimeve.  [§ 68 a] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve të përftuara nga bashkimi i dy numërorëve themelorë për të shënuar një sasi të përafërt.  [§ 68 a] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve onomatopeike të përftuara nga përsëritja e një fjale në të njëjtën trajtë ose në trajtë të ndryshuar.  [§ 68 a] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i emërtimeve të përbëra të njësive të matjes.  [§ 68 b] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i emërtimeve të përbëra të njësive të ndryshme të klasifikimit.  [§ 68 b] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i emërtimeve jo të thjeshta me lidhje këpujore plotësuese ose me lidhje përcaktore-ndajshtimore ndërmjet pjesëve përbërëse të tyre.  [§ 68 c] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve terminologjike të tipit (raketa) ajër-ajër[§ 68 ç] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i formimeve jo të thjeshta, kryesisht mbiemërore, pjesët e të cilave kanë midis tyre lidhje këpujore që shprehin marrëdhënie plotësuese ose të ndërsjellta.  [§ 68 d] 

  • Shkrimi pa vizë në mes, si fjalë të vetme, i formimeve të këtij tipi që shënojnë njësi etnike ose gjuhësore të ngulitura historikisht.  [§ 68 d] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse i pjesëzës ish- përpara emërtimeve të ndryshme.  [§ 68 dh] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i emërtimeve të përbëra të pikave të horizontit, të formuara prej një fjale të thjeshtë dhe prej një fjale të përbërë.  [§ 68 e] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i emrave të përbërë të krahinave e të fshatrave të vendit tonë, me lidhje bashkërenditëse, ndajshtimore ose me lidhje përkatësie.  [§ 68 ë] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse i emrave të përbërë gjeografikë të huaj, edhe kur pjesët përbërëse lidhen midis tyre me parafjalë, lidhëz ose nyjë.  [§ 68 f] 

  • Shkrimi pa vizë i emërtimeve gjeografike të huaja që si pjesë të parë kanë një nyjë të përparme në gjuhët përkatëse.  [§ 68 f] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse në mes i emrave ose i mbiemrave të huaj të personave, të përbërë prej dy a më shumë pjesësh.  [§ 68 g] 

  • Shkrimi veç i nyjës ose i pjesëzës, kur ato ndodhen midis emrit dhe mbiemrit të një personi të huaj.  [§ 68 g shën. 1] 

  • Shkrimi pa vizë lidhëse dhe pa kllapa i pjesëve përcaktuese të mbiemrave të personave.  [§ 68 g shën. 2] 

  • Shkrimi njësh me emrin i pjesës -ogllu te emrat e përveçëm me burim turk.  [§ 68 g shën. 3] 

  • Shkrimi veç i gjymtyrëve përbërëse të emrave dhe të mbiemrave kinezë, koreanë, vietnamezë e birmanë.  [§ 68 g shën. 4] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse i numërorëve rreshtorë, kur vet numri ose një pjesë e tij shënohet me shifra arabe.  [§ 68 gj] 

  • Shkrimi me shkronja e jo me shifra romake i numërorëve rreshtorë të shkruar me shifra romake.  [§ 68 gj] 

  • Shkrimi me shenja e jo me shifra romake i numërorëve rreshtorë që shënojnë shkallët e përgjegjësisë në organizatat shoqërore, në ushtri etj.  [§ 68 gj shën.] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse i emërtimeve të përvjetorëve dhe i formimeve të ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër.  [§ 68 h] 

  • Shkrimi pa vizë, si një fjalë e vetme, i emërtimeve të përvjetorëve dhe i formimeve të ngjashme me to, kur numërori shënohet me shkronja.  [§ 68 h] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse i emërtimeve të veçanta të mjeteve teknike si edhe i emërtimeve të ngjashme konvencionale, në përbërjen e të cilave hyn edhe një numër i shënuar me shifra.  [§ 68 i] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse i numrave të telefonave dhe të targave të automjeteve, kur përbëhen nga grupe shifrash.  [§ 68 i] 

  • Përdorimi i vizës lidhëse midis emërtimeve të shkurtuara të institucioneve, të zyrave, të ndërmarrjeve, të organizatave dhe nyjës së prapme ose mbaresës.  [§ 68 j] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse i emërtimeve të përbëra nga një pjesë e shkurtuar dhe nga një pjesë e plotë.  [§ 68 k] 

  • Shkrimi me vizë lidhëse i shkronjave, numrave (kur shprehen me shifra), i pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës, si edhe i elementeve që nuk janë pjesë të ligjëratës, kur përdoren si emra dhe marrin tregues të trajtave rasore.  [§ 68 l]  

  • Përdorimi i vizës lidhëse midis pjesëve përbërëse në komandat ushtarake të përbëra nga dy ose më shumë pjesë.  [§ 68 ll] 

  • Përdorimi i vizës së gjatë midis emrave të përveçëm që shënojnë caqet e një hapësire gjeografike.  [§ 69 a] 

  • Përdorimi i vizës së gjatë midis emrave që shënojnë caqe kohore.  [§ 69 a] 

  • Përdorimi i vizës së gjatë midis numërorëve që tregojnë caqet e një hapësire kohore  [§ 69 b] 

  • Përdorimi i vizës së gjatë midis dy a më shumë emrash të veçantë ose emërtimesh, fjalësh a togje fjalësh të veçanta, të cilat kanë ndërmjet tyre marrëdhënie të ndërsjellta, janë elemente përbërëse të njësive kuptimore shumëpjesëshe ose shënojnë kalime nga një gjendje në një tjetër.  [§ 69 ç] 

  • Përdorimi i vizës së gjatë midis emrave të bashkautorëve të një vepre.  [§ 69 ç