§ 43

« § 42 § 44 »

Mbiemrat që përcaktojnë emrat mashkullorë e asnjanës, të cilët e formojnë shumësin me mbaresën -ra, në numrin shumës përdoren në trajtën e gjinisë femërore: 

djathëra të mira, drithërat e sivjetme, fshatra të elektrifikuara, leshra të dredhura, mallra të jashtme, mishra të pjekura, ujëra të ftohta[1] etj. 



[1] Të mos ngatërrohet kjo kategori me emrat që në emëroren e pashquar të njëjësit dalin me temë më -r dhe që e formojnë shumësin me mbaresën -a; mbiemrat që i përcaktojnë këta emra, përdoren në trajtën e gjinisë mashkullore: emra të përveçëm, hekura të ndryshkur, mbiemra të nyjshëm, regjistra themeltarë etj.