§ 42

« § 41 § 43 »

Mbiemrat, të cilët përcaktojnë emrat mashkullorë me shumësin më -e, në numrin shumës përdoren në trajtën e gjinisë femërore: 

dete të thella, drejtime të reja, elementet kimike, kanale vaditëse, katunde malore, kënde të ngushta, kopshte të lulëzuara, kujtimet e mia, këto kushte më duken të papranueshme, këto lajme s'më duken të besueshme, lëngjet tretëse, ato livadhe të gjelbra, malet tona të larta, metale të rralla, minerale të dobishme, personalitete të shquara, përparime të dukshme, të gjitha qytetet e mëdha, ritme të shpejta, sende të gjetura, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtigje të ngushta, tipare themelore, tregime humoristike, ushtrime gjuhësore, vende liridashëse, vendet tona, vendime të prera, këto vendime janë të drejta, veprime luftarake, zakonet i kanë shumë të afërta etj.