§ 40

« § 39 § 41 »

Nga emrat dhe mbiemrat mashkullorë më -al, -an, -ar, -ec, -el, -er, -et, -ez, -il, -ir, -ol, -on -oz, -un, që zakonisht e kanë shumësin më (gjeneralë, kuintalë; aeroplanë, partizanë; fshatarë, hambarë, përparimtarë; guralecë, memecë; dembelë, kriminelë; berberë, fenerë; atletë, planetë; borgjezë, kinezë; civilë, katilë, kopilë; ilirë, zinxhirë; gogolë, kaqolë; bidonë, kampionë; bajlozë, marangozë; majmunë, pirunë etj.), shkruhen në shumës: 

  1. me -a emrat: karkaleca, kastraveca, keca, speca; bela, çengela, gjela, tegela, tela; breza; automobila, bilbila, fitila, kandila, karafila, trëndafila; sokola, stola; gramafona, magnetofona, mikrofona, telefona; kavanoza, mitraloza, rrogoza; çuna; 

  2. me -e emrat: festivale, hidrocentrale, ideale, kanale, korale, kristale, lokale, male, materiale, minerale etj.; duhane, dyqane, oqeane, organe, plane, tavane, vullkane; pazare, seminare, thesare, visare etj.; kotece; akuarele, duele, hotele, kapitele, pastele, tunele, zabele; dikastere, kantiere, karaktere, mermere, mindere, mistere etj.; fakultete, marifete, personalitete, qytete, shporete, shtete etj.; qymeze, sofrabeze; idile; hire, manastire, panaire; ciklone, elektrone, frone, hone, hormone, kampione (mostër), kanione, protone, shabllone, zakone etj.; kanune. 

Shënim 1. Emrat më -ac, -aç, -af, -ak, -ap, -aq, -ash, -eç, -ek, -en, -esh, -ik, -in, -ist, -jan, -jot, -ok, -or, -osh, -ot, -tar, -tor, -uk shkruhen në shumës rregullisht me

kupacë, përtacë; gungaçë, gjembaçë (por ilaçe); fotografë, paragrafë; kapakë, rosakë; dollapë, mesapë-t; hutaqë, shkatarraqë; gjumashë, larashë; gjyveçë, kryeneçë; dyshekë, mjekë; hostenë, kapitenë (por bedena, liqene); arbëreshë, kaleshë (por rrebeshe); ibrikë, kreshnikë; latinë, pinguinë; artistë, komunistë; lumjanë, matjanë; himarjotë, suljotë; patokë, shokë; doktorë, fjalorë; kataroshë, trimoshë; patriotë; luftëtarë, shkrimtarë; punëtorë, traktorë; bishtukë, kopukë etj. 

Shënim 2. Emrat më -ant, -at, -az, -ent, -id, -it, -ont shkruhen në shumës me , kur shënojnë frymorë, dhe me -e, kur nuk shënojnë frymorë: 

aspirantë, elefantë, laborantë, kursantë etj.; argatë, delegatë, diplomatë, kroatë, labeatë-t, mecenatë, vlonjatë etj.; matrapazë, xhambazë etj.; asistentë, docentë, elementë, klientë, studentë etj.; heraklidë-t, invalidë etj.; gjirokastritë, komitë, petritë, semitë-t etj.; kontë, rinoqerontë etj.; 

brilante, diamante, restorante, variante etj.; agregate, aparate, atentate, fosfate, kampionate, kombinate, pallate, silikate, shpate etj.; kafaze, pullaze etj.; aksidente, amendamente, argumente, bazamente, dokumente, eksperimente, elemente (kimike), fermente, fragmente, instrumente, kontinente etj.; hibride, metaloide, okside, romboide etj.; boksite, deficite, fosforite, grafite, pirite, suficite etj. (por shirita); fronte, horizonte etj. 

Shënim 3. Emrat më -azh, -ezh, -ël, -im, -ion, -(i)um, -ozh, -us shkruhen në shumës me -e

aliazhe, ambalazhe, grupazhe, homazhe, plazhe, silazhe, shantazhe; kortezhe; ansamble (ansambël), cikle (cikël); botime, kërkime, punime, vendime; divizione, dominione, embrione, komisione, leksione, pozicione, profesione, tubacione; elozhe; albume, forume, kostume, presidiume, simpoziume, stadiume; puse, viruse etj. 

Shënim 4. Shkruhen në shumës me -a emrat: bërryla, cepa, gjyma, mana, qilima, tipa, xhepa; me e emrat: djepe, kallëpe, kryqe, mikrobe, probleme, rafte, zarfe.