§ 39

« § 38 § 40 »

Trajta e pashquar e emërores së shumësit të emrave femërorë më -i, -e, -a ose -o të theksuar, si edhe më -e, -o të patheksuar, shkruhet njësoj si ajo e njëjësit: 

një hardhi - shumë hardhi, një qershi - shumë qershi, një shtëpi - shumë shtëpi, një tepsi - shumë tepsi; një ide - shumë ide, një rrëke - shumë rrëke, një rrufe - shumë rrufe; një bela - shumë bela, një kala - shumë kala, një shaka - shumë shaka; një byro - shumë byro, një tablo - shumë tablo[1] etj.; 

një anije - shumë anije, një lule - shumë lule, një perde - shumë perde, një shishe - shumë shishe; një depo - shumë depo, një pako - shumë pako, një pallto - shumë pallto, një triko - shumë triko etj. 



[1] Për disa nga emrat e tipave të mësipërm, për qëllime të caktuara stilistike-shprehëse ose me ngjyrime të veçanta kuptimore, përdoret në gjuhën letrare edhe shumësi me -ra: çudira, gostira, kusira, marrëzira, mrekullira, tepsira, trimërira; idera; belara, shakara etj.