§ 38

« § 37 § 39 »

Nga emrat femërorë më , shkruhen në shumës: 

  1. me mbaresën -a emra si: ara-t, arra-t, arka-t, banka-t, banja-t, barka-t, biseda-t, bisha-t, detyra-t, fara-t, faza-t, forma-t, fusha-t, fytyra-t, kazma-t, kërpudha-t, kisha-t, klasa-t, lopata-t, maja-t, mënyra-t, mynxyra-t, napa-t, natyra-t, nevoja-t, nyja-t, pëlhura-t, pisha-t, pulpa-t, qafa-t, rroba-t, shembëlltyra-t, shtëllunga-t, toka-t, thika-t, veta-t, vlera-t; 

  2. me , ashtu si në njëjës, emra si: anë-t, bathë-t, bjeshkë-t, dallgë-t, degë-t, fletë-t, gojë-t, gozhdë-t, gjurmë-t, gjymtyrë-t, jetë-t, këmishë-t, kofshë-t, lëpjetë-t, llërë-t, mollë-t, pjesë-t, pjeshkë-t, rrugë-t, strehë-t, shegë-t, udhë-t. 

    Shënim. Sipas kuptimeve me të cilat përdoren, një numër emrash shkruhen me dy trajta shumësi: 

    brinjë: brinjë-t (brinjët e trupit), brinja-t (në ato kodra, në ato brinja); copë: copë-t (pesë mijë copë tulla), copa-t (dy copa bukë); grykë: grykë-t (më dhembin grykët), gryka-t (grykat e maleve); kokë: kokë-t (dhjetë kokë dhen), koka-t (kokat e qepëve); lëkurë: lëkurë-t (përpunimi i lëkurëve), lëkura-t (lëkurat e pemëve); pikë: pikë-t (fitoi pesë pikë), pika-t (pikat e shiut).