-
Shkrimi me -a në shumës i emrave femërorë më -ë (arra-t, rroba-t).
[§ 38 a]
-
Shkrimi me -ë në shumës, ashtu si në njëjës, i emrave femërorë më -ë (anë-t, fletë-t).
[§ 38 b]
-
Shkrimi me dy trajta shumësi, sipas kuptimeve me të cilat përdoren, i një numri emrash femërorë si brinjë-t, brinja-t.
[§ 38 b shën.]
-
Shkrimi në shumës njësoj si në njëjës i emrave femërorë me zanore të theksuar (një hardhi - shumë hardhi).
[§ 39]
-
Shkrimi në shumës njësoj si në njëjës i emrave femërorë më -e dhe -o të patheksuar (një lule - shumë lule, një pako - shumë pako).
[§ 39]
-
Përdorimi në gjuhën letrare edhe i shumësit më -ra te disa nga emrat e tipave të mësipërm për qëllime të caktuara stilistike-shprehëse.
[§ 39]
-
Shkrimi në shumës zakonisht me -ë i emrave mashkullorë më -al, -an, -ar, -ec, -el, -er, -et, -ez, -il, -ol, -on, -oz, -un.
[§ 40]
-
Shkrimi në shumës me -a i disa emrave nga tipat e mësipërm.
[§ 40 a]
-
Shkrimi në shumës me -e i disa emrave nga tipat e mësipërm.
[§ 40 b]
-
Shkrimi në shumës rregullisht me -ë i emrave më -ac, -aç, -af, -ak, -ap, -aq, -ash, -eç, -ek, -en, -esh, -ik, -in, -ist, -jan, -jot, -ok, -or, -osh, -ot, -tar, -tor, -uk.
[§ 40 shën. 1]
| Shkrimi në shumës me -ë i emrave më -ant, -at, -az, -ent, -id, -it, -ont, kur shënojnë frymorë.
[§ 40 shën. 2]
Shkrimi në shumës me -e i emrave më -ant, -at, -az, -ent, -id, -it, -ont, kur nuk shënojnë frymorë.
[§ 40 shën. 2]
Shkrimi në shumës me -e i emrave më -azh, -ezh, -ël, -im, -ion, -(i)um, -ozh, -us.
[§ 40 shën. 3]
Shkrimi në shumës me -a i disa emrave si bërryla, cepa etj.
[§ 40 shën. 4]
Shkrimi në shumës me -e i disa emrave si djepe, kryqe etj.
[§ 40 shën. 4]
Shkrimi në shumës njësoj si në njëjës i emrave mashkullorë më -ës, -ues e -yes.
[§ 41]
Përdorimi në shumës i trajtës së gjinisë femërore të mbiemrave që përcaktojnë emra mashkullorë me shumësin më -e (dete të thella).
[§ 42]
Përdorimi në shumës i trajtës së gjinisë mashkullore të mbiemrave që përcaktojnë emra me temë më -r, të cilët formojnë shumësin me mbaresën -a (emra të përveçëm).
[§ 43]
Përdorimi në shumës i trajtës së gjinisë femërore të mbiemrave që përcaktojnë emra mashkullorë e asnjanës me shumësin më -ra (ujëra të ftohta).
[§ 43]
Shkrimi me fundoren -qe i shumësit të emrave me -llëk.
[§ 44]
|