§ 66

« § 65 § 67 »

Parafjalët në, te (tek), me, nga, prej e të tjera si këto zakonisht përsëriten në shkrim, sa herë që bashkërenditen dy a më shumë emra a përemra, me të cilët ato lidhen: 

pranverë, verë, vjeshtë e dimër etj.; te ilirët, te trakasit e te popujt e tjerë etj.; me të ngrënë e me të pirë; me hekur e me zjarr; me mish e me shpirt; me thonj e me dhëmbë etj.; nga Elbasani, nga Gjirokastra e nga Vlora etj.; prej Himare e prej Mirdite; as në sjelljet, as në fytyrën e tij nuk vërehej shenjë tronditjeje; nga shtati, nga dituria, nga fjala nuk kishte shok etj. 

Këto parafjalë mund të mos përsëriten për arsye të caktuara kuptimore ose stilistike: 

fshatra e qytete; me shokë e shoqe; u nisën delegatët nga Shkodra, Durrësi, Berati e Korça; qindra partizanë, me pushkë e mitraloza, u turrën mbi armikun; shkolla jonë socialiste kërkon nga mësuesit e pedagogët një stil të ri pune etj.