Pjesëza të, që vihet përpara lidhores ose përpara pjesores, shkruhet rregullisht në të gjitha rastet e përsëritjes së trajtave foljore përkatëse bashkë me parafjalët që mund të ketë përpara (për, me): të jetojmë, të punojmë dhe të mendojmë si revolucionarë etj.; për të studjuar, për të kuptuar dhe për të zbatuar drejt udhëzimet; me të arritur e me të parë gjendjen, ai mori masa etj. (dhe jo: të jetojmë, punojmë dhe mendojmë si revolucionarë; me të arritur e parë gjendjen, ai mori masa etj.). |