Shkrimi i disa pjesëzave dhe parafjalëve

  • Shkrimi zakonisht i plotë i trajtave foljore që formohen me do të[§ 62] 

  • Shkrimi i pjesëzës para lidhores ose pjesores gjatë përsëritjes së trajtave foljore përkatëse bashkë me parafjalët që mund të ketë përpara.  [§ 63] 

  • Shkrimi i pjesëzës duke të përcjellores në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore.  [§ 64] 

  • Përsëritja, në raste mohimi, edhe e pjesëzës mos bashkë me pjesëzën duke[§ 64] 

  • Shkrimi i pjesëzës pa përpara pjesores në të gjitha rastet e përsëritjes së kësaj trajte foljore.  [§ 65] 

  • Përsëritja në shkrim e parafjalëve në, te (tek), me, nga, prej etj. gjatë bashkërenditjes së dy a më shumë emrave a përemrave me të cilët ato lidhen.  [§ 66] 

  • Mospërsëritja në shkrim, për arsye të caktuara kuptimore ose stilistike, e parafjalëve në, te (tek), me, nga, prej etj. gjatë bashkërenditjes së dy a më shumë emrave a përemrave me të cilët ato lidhen.  [§ 66