§ 61

« § 60 § 62 »

Përemrat pronorë im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj, qoftë kur përdoren thjesht si përemra, qoftë kur përcaktojnë një emër, shkruhen pa nyjë të përparme: 

libri im; ky libër është imi; puna ime; kjo punë është imja; djali yt; yti është ky djalë?; shtëpia jote; kjo shtëpi është jotja; vendi ynë; ky vend është yni; shkolla jonë; kjo shkollë është jona; kooperativa janë; kooperativa jonë dhe juaja etj. 

Përemrat pronorë e (të) mi, e (të) mia, e (të) tu, e (të) tua, i (e, të) tij, i (e, të) tyre, i (e, të) saj shkruhen me nyjë të përparme në të gjitha trajtat dhe përdorimet e tyre: 

nxënësit e mi; fletoret e mia; djemtë e tu; duart e tua; shkolla e tij; motra e saj; fshati i tyre; nëna e tyre etj.