Mbiemrat e nyjshëm që ndjekin një emër në rrjedhoren e pashquar të shumësit marrin nyjën të e jo së:
(prej) malesh të larta; (prej) lumenjsh të rrëmbyer; (pas) kërkimesh të pandërprera; (prej) krahinash të largëta; (prej) erërash të forta etj.