Mbiemri i nyjshëm që ndjek një kundrinë të drejtë, të shprehur me një emër në kallëzore të shquar, merr nyjën e, kur është cilësor, dhe nyjën të, kur ka funksion kallëzuesor: ndaji mollët e mëdha nga të voglat; ngriti dorën e djathtë; përdorini drejt trajtat e shkurtra të përemrit; por: i dua mollët të ëmbla; e ka dorën të mbarë; gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra; i ka rrënjët të thella etj. |