Mbiemrat e nyjshëm të shkallës pohore, kur vijnë pas një emri femëror në rasën gjinore a dhanore të trajtës së pashquar të njëjësit, shkruhen me nyjën të, ndërsa kur vijnë pas një emri në trajtën e shquar, shkruhen me nyjën së: oborri i një shkolle të madhe; fitoret e një brigade të re; flamuri iu dorëzua një punëtoreje të dalluar etj.; oborri i shtëpisë së madhe; fitoret e brigadës së re; flamuri iu dorëzua punëtores së dalluar etj. |