Midis emrave mashkullorë që lakohen si femërorët (axhë, bacë, dajë, gegë, hoxhë, lalë, toskë; Bato, Gjokë, Kolë, Pirro, Sulë etj.) dhe emrave ose mbiemrave që i përcaktojnë ata, pas rasës emërore të të përcaktuarve shkruhet nyja i, ndërsa në gjinore, dhanore e rrjedhore shkruhet nyja së: axha i Agimit, (i, e) axhës së Agimit; daja i Zanës, (i, e) dajës së Zanës; Leka i Madh, (i, e) Lekës së Madh; Kola i Gjokës, (i, e) Kolës së Gjokës etj. |