Kur një emër i rasës gjinore vjen pas një emri tjetër në rasën gjinore a dhanore njëjës të pashquar, shkruhet me nyjën e përparme të, pavarësisht nga gjinia që ka emri para tij: diploma e një studenti të Institutit Bujqësor; diploma e një studenteje të degës elektrike; norma e një punëtoreje të fabrikës së tjerrjes; çmimi iu dorëzua një atleti të skuadrës kombëtare; leshi i një deleje të racës merinos; banorët e një pjese të lagjeve të reja etj. |