Emrat në rasën gjinore shkruhen me nyjë të përparme (i, e, të, së): ndërmarrja e ndërtimit, ndërmarrjes së ndërtimit; Partia e Punës, Partisë së Punës; pasuria e shtetit, pasurisë së shtetit etj.; dyqani i luleve, dyqanit të luleve; rrethi i Tiranës, rrethit të Tiranës; shtëpive të fshatit; arave të kooperativës; ndërmarrjeve të ndërtimit; puseve të naftës; detyrave të ditës; mbjelljeve të vjeshtës etj. |