Shkrimi i nyjës së përparme

  • Shkrimi me nyjë të përparme (i, e, të, së) i emrave në rasën gjinore.  [§ 45] 

  • Shkrimi me nyjën e përparme të i një emri të rasës gjinore, kur vjen pas një emri tjetër të rasës gjinore a dhanore të pashquar njëjës, pavarësisht nga gjinia që ka ky i fundit.  [§ 46] 

  • Shkrimi me nyjën e përparme i një emri të çfarëdo gjinie në rasën gjinore, kur vjen pas një emri mashkullor në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës.  [§ 47] 

  • Shkrimi me nyjën e përparme i një emri të çfarëdo gjinie në rasën gjinore, kur vjen pas një emri femëror në rasën gjinore a dhanore të shquar njëjës.  [§ 47] 

  • Shkrimi me nyjën i mbiemrit të dytë dhe i të tjerëve pas tij (po ashtu edhe i numërorëve rreshtorë), kur dy a më shumë mbiemra përcaktojnë një emër femëror të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës.  [§ 48] 

  • Përdorimi i nyjës kur dy a më shumë mbiemra të nyjshëm ose numërorë rreshtorë ndodhen përpara emrit.  [§ 48 shën.] 

  • Shkrimi me nyjën i fjalës përcaktuese të dytë dhe i të tjerave pas saj (emra ose mbiemra), kur përcaktojnë një emër femëror në rasën gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës.  [§ 49] 

  • Shkrimi me nyjën i emrit të dytë femëror njëjës e i të tjerëve pas tij, në rastet kur pas një emri femëror të shquar të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës vijnë dy a më shumë emra femërorë në gjinore njëjës, që përcaktojnë secili emrin që ndodhet menjëherë para tyre.  [§ 50] 

  • Shkrimi me nyjën i emrit të dytë femëror njëjës e i të tjerëve pas tij në rastet kur pas një emri femëror të shquar të rasës gjinore, dhanore a rrjedhore njëjës vijnë dy a më shumë emra femërorë në gjinore njëjës, që përcaktojnë jo emrin në gjinore që ndodhet menjëherë përpara tyre, por atë që ndodhet para atij.  [§ 50] 

  • Përdorimi i nyjës përpara emrit të dytë e të tjerëve pas tij të rasës gjinore, kur një emër femëror në gjinore njëjës përcaktohet nga dy ose më shumë emra të bashkërenditur.  [§ 51] 

  • Përdorimi i nyjës së përparme i për gjininë mashkullore dhe e për gjininë femërore përpara emrit të dytë nga dy emra në rasën gjinore, që ndjekin një emër në emërore njëjës.  [§ 52] 

  • Përdorimi i nyjës së përparme përpara emrit të dytë nga dy emra në rasën gjinore, që ndjekin një emër në kallëzore njëjës.  [§ 52] 

  • Përdorimi i nyjës për trajtën e shquar dhe i nyjës të për trajtën e pashquar përpara emrave femërorë të nyjshëm në gjinore, dhanore e rrjedhore.  [§ 53] 

  • Përdorimi i nyjës  në gjinore, dhanore e rrjedhore të shquar përpara emrave femërorë të farefisnisë, kur përdoren me nyjë.  [§ 53] 

  • Përdorimi i nyjës së përparme përpara secilit nga dy a më shumë emra të bashkërenditur të rasës gjinore që përcaktojnë një emër.  [§ 54] 

  • Shkrimi ose jo, duke u mbështetur në arsye të caktuara kuptimore a stilistike, i nyjës së përparme te emri i dytë e te të tjerët pas tij, kur vijnë njëri pas tjetrit më shumë se tre emra të rasës gjinore të bashkërenditur pa lidhëza.  [§ 54]  

  • Përdorimi i nyjës  pas një emri femëror, kur ndeshen dy nyja të përparme të rasës gjinore të gjinisë femërore (së së).  [§ 55] 

  • Shkrimi i nyjës i midis emrave mashkullorë në emërore, të cilët lakohen si femërorët, dhe emrave ose mbiemrave që i përcaktojnë ata.  [§ 56] 

  • Shkrimi i nyjës  midis emrave mashkullorë në gjinore, dhanore e rrjedhore, të cilët lakohen si femërorët, dhe emrave ose mbiemrave që i përcaktojnë ata.  [§ 56] 

  • Shkrimi i nyjës  te mbiemrat e nyjshëm të shkallës pohore, kur vijnë pas një emri femëror në gjinore a dhanore të pashquar njëjës.  [§ 57] 

  • Shkrimi i nyjës  te mbiemrat e nyjshëm të shkallës pohore, kur vijnë pas një emri femëror të shquar.  [§ 57] 

  • Shkrimi me nyjën e përparme  në rasat e zhdrejta të njëjësit i mbiemrave të shkallës krahasore dhe sipërore të formuar me pjesëzën , kur vijnë pas një emri femëror.  [§ 58] 

  • Shkrimi me nyjën e përparme  në rasat e zhdrejta të njëjësit i mbiemrave të shkallës krahasore dhe sipërore të formuar me pjesëzën , kur ndodhen pas një emri femëror.  [§ 58] 

  • Përdorimi me nyjën e i mbiemrit të nyjshëm me funksion cilësori, kur ndjek një kundrinë të drejtë të shprehur me emër në kallëzore të shquar.  [§ 59] 

  • Përdorimi me nyjën  i mbiemrit të nyjshëm me funksion kallëzuesori, kur ndjek një kundrinë të drejtë të shprehur me emër në kallëzuesore të shquar.  [§ 59] 

  • Përdorimi i nyjës  para mbiemrave të nyjshëm që ndjekin një emër në rrjedhoren e pashquar shumës.  [§ 60] 

  • Shkrimi pa nyjë i përemrave pronorë im, ime, yt, jote, ynë, jonë, juaj me përdorim thjesht si përemra ose si përcaktues të një emri.  [§ 61] 

  • Shkrimi me nyjë të përparme i përemrave pronorë e (të) mi, e (të) tu etj. në të gjitha trajtat dhe përdorimet e tyre.  [§ 61