Disa tipa fjalësh me prejardhje të huaj dhe emrash të përveçëm të huaj

  • Shkrimi me -ia-, -ie-, -io-, -iu- i fjalëve të huaja që kanë -ia-, -ie-, -io-, -iu- me i të patheksuar në trup të tyre, si edhe i emrave të përveçëm të huaj të këtyre tipave.  [§ 36 a] 

  • Shkrimi me -ja-, -je-, -jo-, -ju- i një numri fjalës si havjar, objekt, fjord etj.  [§ 36 a shën.] 

  • Shkrimi ke ja-, je-, jo-, ju- i fjalëve që nisin me togjet e mësipërme, si edhe i emrave të përveçëm të huaj të këtyre tipave.  [§ 36 b] 

  • Shkrimi me i i fjalëve dhe i emrave të përveçëm të mësipërm, kur këto grupe janë fundore.  [§ 36 c] 

  • Shkrimi me j i fjalëve dhe i emrave të përveçëm me aj, ej, oj, uj, kur këto grupe janë në trup të tyre.  [§ 36 c] 

  • Shkrimi me i i fjalëve dhe i emrave me burim prej greqishtes së vjetër, që në këtë gjuhë kanë y[§ 36 ç] 

  • Shkrimi me i i emrave të përveçëm me burim prej greqishtes së vjetër, që në këtë gjuhë kanë y, si edhe i fjalëve të formuara prej tyre.  [§ 36 ç] 

  • Shkrimi edhe në gjuhën shqipe me au, eu i fjalëve dhe i emrave të përveçëm me burim grek, latin a iliro-trak me au, eu[§ 36 d] 

  • Shkrimi me v i një numri fjalësh si Evropë, nevralgji etj.  [§ 36 d shën.] 

  • Shkrimi me ua, ue, ui, uo i fjalëve dhe i emrave të përveçëm të burimit latin-roman me kua, kue, kui, kuo.  [§ 36 dh] 

  • Shkrimi në shqipen me -oo- i fjalëve të huaja me -oo-[§ 36 e] 

  • Shkrimi me ci i fjalëve me burim nga latinishtja, nga gjuhët romane, si edhe nga greqishtja, të cilat në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga e ose i[§ 36 e] 

  • Shkrimi me c i emrave të përveçëm të huaj që në gjuhën shqipe kanë një c të ndjekur nga një e ose i[§ 36 ë] 

  • Shkrimi me d, t (e jo me dh, th) i fjalëve ndërkombëtare me burim nga greqishtja e vjetër.  [§ 36 f] 

  • Shkrimi me d, t i emrave të përveçëm grekë e romakë.  [§ 36 f] 

  • Shkrimi me dh, th i një numri fjalësh dhe emrash të përveçëm të përdorimit popullor.  [§ 36 f shën.] 

  • Shkrimi me gj i fjalëve që burojnë kryesisht nga greqishtja, latinishtja a nga gjuhët romane e që në shqipen kanë një gj të ndjekur nga e ose i, si edhe i emrave të përveçëm të huaj të tipit të mësipërm.  [§ 36 g] 

  • Shkrimi me xh e jo me gj i një numri fjalësh si inxhinier, xhiro etj.  [§ 36 g shën.] 

  • Shkrimi me j (dhe jo me zh ose xh) i fjalëve si adjutant, juri etj.  [§ 36 gj] 

  • Shkrimi me zh i fjalëve që janë marrë drejtpërdrejt nga frëngjishtja.  [§ 36 gj] 

  • Shkrimi me gn i fjalëve si agnosticizëm, gneis etj.  [§ 36 h] 

  • Shkrimi me nj i fjalëve si dinjitet, linjit etj.  [§ 36 h] 

  • Shkrimi me h- i fjalëve që në greqishten e vjetër fillonin me zanore të aspiruar dhe në latinishten me h-[§ 36 i] 

  • Shkrimi me h- i emrave të përveçëm që në greqishten e vjetër fillonin me zanore të aspiruar dhe në latinishten me h-, si edhe i emrave të tjerë të përveçëm, fonetikisht të ngjashëm me ta.  [§ 36 i] 

  • Shkrimi me k i fjalëve të terminologjisë tekniko-shkencore ndërkombëtare me burim nga greqishtja e vjetër dhe që përmbajnë tema të cilat në greqishte kanë pasur një χ, si edhe i emrave të përveçëm të huaj të tipit të mësipërm.  [§ 36 j] 

  • Shkrimi me ks i fjalëve që në gjuhën shqipe kanë një -ks- të ndjekur nga një -io[§ 36 k] 

  • Shkrimi me ks i fjalëve me burim grek a latin që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një bashkëtingëllore.  [§ 36 l]  

  • Shkrimi me kz i fjalëve me burim grek a latin që përmbajnë elementin eks të ndjekur nga një zanore.  [§ 36 l] 

  • Shkrimi me kz i fjalëve të burimit grek që përmbajnë temat ekzo a hekza[§ 36 l] 

  • Shkrimi me l i fjalëve me burim nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja ose nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë një l të thjeshtë ose dyfishe.  [§ 36 ll] 

  • Shkrimi me l i emrave të përveçëm me burim nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja ose nga gjuhët romane dhe që në këto gjuhë kanë një l të thjeshtë ose dyfishe.  [§ 36 ll] 

  • Shkrimi me ll, në pajtim me shqiptimin popullor të ngulitur prej kohësh, i disa fjalëve me burim të huaj të tipit të mësipërm.  [§ 36 ll shën. 1] 

  • Shkrimi me l dhe me ll i fjalëve me burim nga anglishtja.  [§ 36 ll shën. 2] 

  • Shkrimi me l dhe me ll i fjalëve të reja të burimit sllav.  [§ 36 ll shën. 3] 

  • Shkrimi me rr i fjalëve të huaja, kryesisht romane, që në këto gjuhë kanë rr[§ 36 m] 

  • Shkrimi me -z- i fjalëve me burim nga greqishtja e vjetër, nga latinishtja a nga gjuhët romane ose të formuara në shqipen me elemente të këtyre gjuhëve, tek të cilat ato kanë një s ndërzanore, si edhe i emrave të përveçëm të huaj të tipit të mësipërm.  [§ 36 n] 

  • Shkrimi me s i një numri emrash të përveçëm të tipit të mësipërm.  [§ 36 n shën.] 

  • Shkrimi me -z- i fjalëve me -izëm e -azëm[§ 36 nj] 

  • Shkrimi me -zm- i fjalëve me burim nga greqishtja e vjetër ose të ndërtuara me elemente të kësaj gjuhe.  [§ 36 o] 

  • Shkrimi me -z- i fjalëve të huaja, të formuara me parashtesën dez- (des-), kur s-ja e parashtesës gjendet në pozicion ndërzanor.  [§ 36 p] 

  • Shkrimi me s i fjalëve me parashtesën dis- përpara një bashkëtingëlloreje.  [§ 36 q] 

  • Shkrimi me s i fjalëve me parashtesën trans[§ 36 q] 

  • Shkrimi me s i fjalëve të huaja që në gjuhën e burimit kanë ss[§ 36 r] 

  • Shkrimi me -s- i fjalëve të huaja të formuara me parashtesën a- prej fjalës me s nistore.  [§ 36 rr] 

  • Shkrimi i emrave të përveçëm të huaj sipas shqiptimit të tyre në gjuhët përkatëse dhe në përshtatje me sistemin grafik të shqipes.  [§ 37] 

  • Mosruajtja në shkrim e bashkëtingëlloreve dyfishe të emrave të përveçëm të huaj me përjashtim të rr-së.  [§ 37] 

  • Shënimi në kllapa, në shfaqjen e parë i emrave të përveçëm të huaj sipas grafisë së gjuhës nga burojnë.  [§ 37] 

  • Shkrimi me l i emrave të përveçëm të gjuhëve sllave, pavarësisht nga mënyra e shqiptimit të l-së në këto gjuhë.  [§ 37 shën. 1] 

  • Shkrimi me -i i emrave të përveçëm me -ij të burimit rus.  [§ 37 shën. 2] 

  • Shkrimi sipas traditës së ngulitur prej kohësh në gjuhën shqipe i disa emrave të përveçëm të huaj.  [§ 37 shën. 3