§ 31

« § 30 § 32 »

Te mbiemrat e formuar me prapashtesën -shëm dhe te trajtat e dëshirores, kur sh-ja e prapashtesës takohet me -t-në e temës, shkruhen që të dyja këto bashkëtingëllore (pa u asimiluar në ç): 

i begatshëm, i çuditshëm, i mërzitshëm, i ndritshëm, i përbotshëm, i përditshëm, i përmotshëm, i përshpirtshëm, i përshtatshëm, i përvitshëm, i sotshëm, i vjetshëm etj.; 

arritsha, arritsh, arritshim, arritshi, arritshin; ditsha, fjetsha, futsha, goditsha, gjetsha, këputsha, matsha, mbetsha, mbytsha, ndritsha, ngritsha, ngutsha, pritsha, shëtitsha, tretsha, vërtitsha, vërvitsha etj.; por: paça, vajça. 

Shënim. Në pajtim me shqiptimin e sotëm letrar, shkruhen me ç: i moçëm; fëmija është pesë vjeç, por: para (pas) dhjetë vjetësh.