§ 32

« § 31 § 33 »

Fjalët dhe trajtat e fjalëve me theks në rrokjen e parafundit, tek të cilat takohet g-ja ose n-ja e temës me j-në e prapashtesës a të mbaresës, shkruhen me i dhe jo me j, për të mënjanuar shqiptimin e këtyre dy shkronjave si një tingull i vetëm (gj ose nj): 

djegie, lagie, shmangie, shtangie; biologe biologia, filologe filologia, gjeologe gjeologia, kirurge kirurgia, pedagoge pedagogia, pedologe pedologia, radiologe radiologia; (unë) lagia, (ti) lagie; (unë) shmangia, (ti) shmangie etj.; 

ánie, dhënie, kundërthënie, kundërvënie, lënie, marrëdhënie, ngrënie, paradhënie, parathënie, pasthënie, qenie, rënie, thënie, zënie etj.; dibrania, indiania, italiania, koreania, partizania, shkodrania etj.