Kur në formim fjalësh ose trajtash takohet një d me një t, shkruhen të dyja këto bashkëtingëllore: (i, e) argjendtë, (i, e) njëmendtë, (i, e) njëqindtë, (i, e) pesëqindtë, i treqindti etj.; mendtë; ai po e bindte; në e bindtë; po endte; në u gjendtë; lindte; në lindtë djalë; nuk mundte; në mundtë; rendte; në rendtë; shkundte; në shkundtë; tundte; në tundtë etj. |