§ 33

« § 32 § 34 »

Fjalët e prejardhura ose të përbëra, tek të cilat takohet d-ja, s-ja, t-ja ose z-ja me një h që vjen pas tyre, shkruhen pa ndonjë shenjë ndarëse midis pjesëve përbërëse (por ruhet shqiptimi i veçuar i shkronjave të mësipërme): 

i herëpashershëm, meshollë, moshapje, moshyrje; shtathedhur; brezhumbur, gazhedhëse etj. 

Po kështu shkruhen edhe emrat e përveçëm ku ka takime të tilla: Bethoven, Ethem, Mithat etj.