Fjalët me s, z nistore, të ndjekur nga një bashkëtingëllore
(disa prej të cilave shqiptohen ngandonjëherë edhe me c ose x), shkruhen
kështu:
-
me s-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e shurdhët
ose nga një bashkëtingëllore e tingullt (m, n, l):
sfakë, sfilit, sfrat, sfungjer, sfurk; skalit, skërfyell,
skërkë, skërmit, skuq; spërkat, spërndrit; sqepar, squfur etj.;
smag, smalt, smaltoj, smat, smatos, smerald, smeril, smilar,
smilat, smilatës, smirë, smirëzi, smiroj, smoking, smuqthi, snob, snobizëm,
slogan etj.;
-
me z-, kur kjo ndiqet nga një bashkëtingëllore e zëshme:
zbardh, zbaticë, zbath, zbavit, zbërthej, zbokth, zbraz,
zbres, zbritje, zbukuroj, zbut; zdrukth; zgalem, zgavër, zgërbonjë, zgërdhihem,
zgrip; zgjat, zgjedh, zgjyrë; zvarit, zverdhem, zvogëloj etj.
Në pajtim me shqiptimin më të përhapur, me z- shkruhen edhe
foljet zmadhoj, zmbraps, si edhe fjalët e formuara prej tyre.
|