Duke u mbështetur në shqiptimin letrar të sotëm, shkruhen me
rr:
-
në fillim të fjalës:
emrat: rraboshtë-a, rradake, rrafsh, rrahës-i, rrah-u,
rraketake, rrangulla, rrap, rrapëllimë, rraqe, rraskë-a, rrasht, rrashtë,
rrathje, rravgim, rrebesh, rrebull, rreckë, rregull, rrem (lopatë e barkës),
rremb (degë, damar), rrenë, rreng, rrepë, rresht, rreshter, rreth, rreze,
rrezg-u, rrezik, rrezhde-ja, rrëcok-u, rrëfanë, rrëfenjë-a, rrëfim, rrëgallë,
rrëkajë, rrëke-ja, rrëmet, rrëmore, rrëmujë, rrëndës, rrënxak, rrënjë, rrëpirë,
rrëqebull, rrëshaje-t, rrëshek, rrëshiq, rrëshirë, rrëzall, rrëzë, rrip,
rriqër, rriskë, rrjetë, rrobë, rrobull, rrodhe, rrogë, rrogoz, rrojë-a, rrokje,
rrokull, rropamë, rropulli, rrotë, rrozgë, rruaza, rrudhë, rrufe, rrufë, rrugë,
rrungajë, rrush, rrushkull, rruzull, rryell, rryl, rrymë, rrypinë etj.;
mbiemrat: (i, e) rrallë, (i, e) rremë, rremash, (i, e)
rreptë, (vezë) rrufkë etj.;
foljet: rrah, rrapëllij, rras, rravgoj, rrej, rrekem,
rreshk, rrëfej, rrëgjoj, rrëkëllej, rrëmbej, rrëmih, rrënoj, rrëqethem,
rrëshqas, rrëzoj, rri, rrit, rrjedh, rrjep, rroj, rroftë, rrok, rrokullis,
rropatem, rruaj (p.sh. rruaj mjekrën, por ruaj shtëpinë), rrudh etj.;
ndajfoljet: rrallë, rreth e rrotull, rrokopujë, rrotull,
rrumbull, rryeshëm etj.;
-
në mes të fjalës:
emrat: arrë (pema), barrë, bërryl, birrë (pija), burrë,
curril, ferrë, furrë, furrik, harrje (insekti), hirrë, karrige, karroqe,
kërrabë, kërriç, korrik, kurrillë, kurriz, mëshqerrë, murrash-i, murriz,
murrjelë, përrallë, përrua, qerre (mjet transporti, por qere «sëmundje e
lëkurës»), qurra, skëterrë, sorrë, sharrë, shkurre, shtjerra, turrë, thërrime,
varrë, zorrë etj.;
mbiemrat: kërrutë, (i, e) murrët, (i, e) pjerrët, sterrë,
(i, e) vocërr etj.;
foljet: arratisem, arrij, dërrmoj, gërryej, harroj, kërret,
kërrus, ndërroj, ngatërroj, ngurroj, picërroj, shkarravit, shkatërroj, turrem,
thërres, thërrmoj, urrej, (dhia) vërret etj.;
ndajfolja kurrë;
pasthirrma urra!;
-
në fund të fjalës:
emrat: berr, curr, derr, djerr, dokërr, ëndërr, gabzherr,
horr, kandërr, kokërr, kotorr, morr, oborr, qarr, qorr, sherr, terr, tmerr,
turr, varr, vjehërr, zjarr, zhavorr etj.;
foljet: bjerr (por e kryera e thjeshtë bora), çjerr (por
çora), korr, marr (por mora), nxjerr (por nxora), ngurr, përmjerr (por
përmora), (të)harr, tjerr (por tora), tkurr etj.
Me rr shkruhen edhe fjalët e formuara prej fjalëve të
përfshira në këtë paragraf:
bjerraditë, bjerrafat, burracak, burrëri, djerrinë, errësoj,
(i, e) errët, ëndërroj, ferraç, ferrishte, (i, e) kërrusur, kokrrizë, (makinë)
korrëse, korrje, kurrizor, kurrkund, kurrsesi, manaferrë, (i, e) marrë,
marrëdhënie, marrëveshje, marros, mburracak, mburrem, mburrje; murrëtehem,
ndërresa, ndërmarrje, ngurrim, oborrtar, pjerrësi, qorrazi, (i, e) rrafshët,
rrafshim, rrafshinë, rrafshnaltë, rrafshoj, rrafshultë, rrallëherë, rralloj,
rrapishtë, rrasallis, (i, e) rrasët, rreckos, rregullisht, rregulloj, (i, e)
rregullt, rreptësi, rreptësisht, rreshk-u, (i, e) rreshkët, rreshtim, rreshtoj,
rreshtor, rrethanë, rrethatore, rrethe-ja, rrethim, rrethina-t, rrethoj,
rrethojë, rrezatoj, rrezikoj, i rrezikshëm, (i, e) rrëgjuar, rrëmbim, i
rrëmbyeshëm, rrënim, rrënjëdalë, rrënjës, rrënjësisht, rrënjësor, rrënjos,
rrëshqanë, rrëshqanor, (i, e) rritur, rrjedhë, rrjedhës-e, rrjedhim, rrjedhore,
rrjedhshëm, rrjepacak, rrobaqepës, rrogëtar, rrojtore, rrotullim, rrotulloj,
rrotullues, (i, e) rruar, (i, e) rrudhët, rrufepritës, rrugaç, (i, e)
rrumbullakët, rrumbullakoj, rrumbullos, rruzullim, sipërmarrje, sharroj,
shkarravinë, shndërroj, tjerrës, tkurrje, tmerroj, turravrap, thirrje,
thirrore, urrejtje, varreza, varrim, varros, vocërrak etj.
Shënim. Nuk shkruhen me rr fjalët karotë, ngurosem, i
ngurtë, racë, radhë, rebel, remtar, resht (pushoj) dhe formimet prej saj:
reshtje, (i, e) pareshtur; regjistër, rënkoj, rol, romak, ryshfet, shter dhe
formimet prej saj: shteroj, i pashtershëm. |