Shkrimi me j i emrave ku j-ja ndërzanore i përket temës, si edhe i fjalëve të formuara prej tyre.
[§ 25 a]
Shkrimi me j i emrave femërorë që dalin më zanore të theksuar (përveç i-së) në trajtat ku zanorja e theksuar ndiqet nga një zanore tjetër.
[§ 25 b]
Shkrimi me j i emërores njëjës të shquar të emrave që dalin më -o të patheksuar, si edhe i gjinores, dhanores e rrjedhores njëjës të pashquar.
[§ 25 c]
Shkrimi me j i emrave të përveçëm të tipit Koço.
[§ 25 c]
Shkrimi me j i përemrave (i, e) tij, (i, e) atij, (i, e) këtij dhe i trajtave të ndryshme të tyre.
[§ 25 ç]
Shkrimi me j i trajtës së shkurtër të përemrit vetor të vetës së tretë (i), kur i prapangjitet foljes, e bashkuar me një tjetër trajtë të shkurtër ose me pjesëzën u të pësore-vetvetores.
[§ 25 d]
Shkrimi me j i vetës së parë e të tretë shumës të së tashmes së dëftores të foljeve më -aj, -ej, -ëj, -ij, -oj, -uj, -yj, -iej, -uaj, -yej.
[§ 25 dh]
Shkrimi me j i vetës së parë e të tretë njëjës e shumës të së tashmes së lidhores dhe të së ardhmes së foljeve më -aj, -ej, -ëj, -ij, -oj, -uj, -yj, -iej, -uaj, -yej.
[§ 25 dh]
| Shkrimi me j i vetës së parë e të dytë njëjës të së pakryerës dëftore, lidhore e kushtore të foljeve më -aj, -ej, -ëj, -ij, -oj, -uj, -yj, -iej, -uaj, -yej.
[§ 25 dh]
Shkrimi pa -j i foljeve si ha, fle, që në vetën e parë të së tashmes dëftore dalin më zanore.
[§ 25 dh shën.]
Shkrimi me i dhe jo me j i trajtave rasore të njëjësit të shquar (me përjashtim të kallëzores), si edhe i trajtave të gjinores, të dhanores e të rrjedhores së njëjësit të pashquar të emrave mashkullorë më -ua ose më -a të theksuar.
[§ 26 a]
Shkrimi me i dhe jo me j i trajtës së shkurtër përemërore i, kur bashkohet me një trajtë tjetër të shkurtër ose me pjesëzën u të pësore-vetvetores.
[§ 26 b]
Shkrimi me -i i vetës së tretë njëjës të së kryerës së thjeshtë të foljeve më -oj ose -uaj.
[§ 26 c]
Shkrimi me -i- i fjalëve të formuara prej temash më -i i fjalëve të formuara prej temash më -i të theksuar me anë prapashtesash që fillojnë me zanore.
[§ 26 ç]
|